Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti në një takim sizmiologun grek Spiros Pavlidis.
Ruçi e falënderoi profesorin Pavlidis për kontributin e tij në studimin e hartës dhe dukurive sizmike të Shqipërisë si edhe për mesazhet e qarta për shkencëtarët, politikanët dhe qytetarët shqiptarë pas tërmetit të 26 nëntorit.
“Tërmeti i 26 nëntorit më ka shtyrë mua personalisht, por edhe si Kryetar i Kuvendit, të reflektoj mbi nevojën e rishikimit të legjislacionit e procedurave, jo vetëm në fushën e ndërtimeve, por në të gjitha marrëdhëniet e veprimet tona mbi natyrën dhe burimet e saj. Unë kam vlerësim të lartë për punën tuaj si edhe të gjithë ekspertëve grekë dhe bashkëpunimin tuaj me Kuvendin dhe Qeverinë, për të hartuar legjislacionin, procedurat dhe rregulloret antisizmike. Prandaj, e konsideroj të nevojshme rishikimin e kujdesshëm të legjislacionit mbi tokën, mjedisin, ndërtimet, ujërat, parandalimin e fatkeqësive natyrore e çështje të tjera që lidhen me natyrën, burimet, pasuritë, por edhe dukuritë e saj. Asnjë paragraf i legjislacionit tonë nuk duhet të devijojë nga mirëkuptimi me natyrën dhe ligjësitë e saj.Kuadri ynë ligjor duhet të respektojë në mënyrë rigoroze ligjësitë e saj dhe rezultatet e shkencave natyrore, gjeologjike, fizike, etj.. Për këtë do të mirëprisnim edhe kontributin tuaj si edhe të universiteteve dhe ekspertëve të shquar grekë dhe nga vende të tjera”, vuri në dukje Ruçi.
Nga ana tjetër, profesori Pavlidis vlerësoi qasjen e drejtë të tij që për trajtimin e tyre duhet një bashkëpunim shumë i ngushte midis shkencëtarëve sizmologë, gjeologë, inxhinierë dhe politikanëve e ligjvënësve.
https://telegrafi.com/tag/termeti-ne-shqiperi/
“Greqia dhe Italia kanë përvoja të shkëlqyera në studimin e dukurive sizmike, mbrojtjen prej tërmeteve, kufizimin e pasojave të tyre dhe edukimin e popullsisë me kulturën antisizmike. Ju kini shkencëtarë të shquar, me të cilën ne kemi bashkëpunuar dhe po bashkëpunojmë. Legjislacioni dhe rregulloret greke dhe italiane mund të përshtaten mjaft mirë për Shqipërinë sepse jemi në të njëjtën zonë sizmike. Kjo gjë duhet bërë menjëherë. Legjislacioni dhe rregulloret duhet të parashikojnë dy aspekte: të gjitha ndërtimet e reja duhet të mbështeten në rregullat e rrepta antisizmike, ndërsa ndërtimet ekzistuese duhet të kontrollohen nga aftësitë e tyre për të përballuar lëkundje të mundshme sizmike, karakteristike për zonën sizmike ku bën pjesë Shqipëria. Ju keni njënjë hartë sizmike të hartuar nga sizmologë të shquar shqiptarë, por mendoj se kjo hartë duhet të detajohet në harta zonale për të gjithë territorin e vendit.Përveç kësaj, duhet të bashkëpunojmë për të kultivuar kulturën sizmike të popullsia dhe çlirimin e saj prej stresit që shkaktojnë tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore”, nënvizoi profesori Pavlidis.
Gjatë takimit Ruçi dhe profesori Pavlidis diskutuan edhe mbi aspekte e detaje të tjera të konsolidimit të masave kundër tërmeteve dhe kultivimit të kulturës sizmike të shoqërisë. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi