LAJMI I FUNDIT:

Situata në veri, Ngjela: Kurti do të rrëzojë Vuçiqin, bëhet përfaqësuesi i panshqiptarizmit

Situata në veri, Ngjela: Kurti do të rrëzojë Vuçiqin, bëhet përfaqësuesi i panshqiptarizmit

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania, ku analizoi situatën në veri të Kosovës.

Reklama

Ngjela tha se përplasja për veriun e Kosovës do të sjellë rrëzimin e njërit prej liderëve të dy shteteve. Avokati nënvizoi se ose kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të rrëzojë Presidentin serb Aleksandar Vuçiqin, ose ky i fundit do ta rrëzojë Kurtin.

Sipas Ngjelës, nse Kurti e fiton këtë luftë, ai do të bëhet përfaqësuesi kryesor i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

“Problemi qëndron çfarë do të ndodhë me Beogradin. Pra është Kurti këtu dhe janë revoltat masive në Beograd. Ajo që do ndodh është ose Vuçiç do rrëzojë Kurtin dhe t’u thotë atyre që e rrëzova nacionalistin shqiptar. Ose Kurti do të rrëzojë Vuçiçin. Tani lind problemi a do të tërhiqet Kurti? Jo nuk tërhiqet”, tha Ngjela.

“Rezistenca e Kurtit krijon involv të ri në botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Nëse Kurti e fiton atë luftë bëhet figura kryesore në politikën panshqiptare. Unë them se e fiton, është dëshira ime kjo që them dhe është analiza ime. Mendimi im në këto momente është që Kurti do ta fitojë lojën dhe Vuçiç do të rrëzohet”, shtoi Ngjela. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Lajme
Caka: Jam dëshmitar okular se Radoiçiqi i vrau tre shqiptarë në Gjakovë

Caka: Jam dëshmitar okular se Radoiçiqi i vrau tre shqiptarë në Gjakovë

Drejtësi
Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës, sulmi në veri ishte i tmerrshëm

Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës, sulmi në veri ishte i tmerrshëm

Lajme
Rama propozoi që KFOR-i ta kontrollojë veriun, reagon Kurti: Policia e Kosovës përgjigjet e para

Rama propozoi që KFOR-i ta kontrollojë veriun, reagon Kurti: Policia e Kosovës përgjigjet e para

Lajme
Rama tha se KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, Haxhiu: Ishte kërkesë e stërvjetruar e Vuçiqit

Rama tha se KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, Haxhiu: Ishte kërkesë e stërvjetruar e Vuçiqit

Lajme
Kritikohet dhe mirëpritet thirrja e presidentes për Asociacionin

Kritikohet dhe mirëpritet thirrja e presidentes për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori