LAJMI I FUNDIT:

Sistemi i fuqishëm i aerodinamikës e bën Lamborghini Aventador SVJ shumë më të shpejtë (Video)

Sistemi i fuqishëm i aerodinamikës e bën Lamborghini Aventador SVJ shumë më të shpejtë (Video)

Pamjet tregojnë me saktësi nga kalon ajri, që ia lehtëson lëvizjen Aventadorit të ri në masë të madhe

Lamborghini nuk ka bërë ndryshime të mëdha në modelin Aventador SVJ, pasi është i fundit që del nga prodhimi, por nuk e la pa një përcjellje me dinjitet, transmeton Telegrafi.


Super-makina që është më e shpejta në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë lëvizë me ndihëm e 770 kuaj fuqive.

Por, nuk është vetëm fuqia e motorit 6.5 litra V12, që i ndihmojë të lëvizë me kaq shpejtësi, pasi ndihmohet edhe prej aerodinamikës së fuqishme ALA 2.0 që nënkupton Aerodinamica Lamborghini Attive. Së pari, ALA 2.0 ishte përdorur te Huracane, duke ia mundësuar të lëvizë me shumë fuqi.

Sistemi që ndihmohet edhe prej prerjeve të përparme dhe kutisë për ftohje, ia mundëson Lamborghini Aventador SVJ të lëvizë për 40 për qind më shpejtë se paraardhësi. /Telegrafi/