Siria që po vuan nga lufta tash e disa vjet është afër kualifikimit, barazimi me Iranin dhe festa e çmendur e lojtarëve (Foto)

Omar Al Somah shënoi golin më të vlefshëm në karrierën e tij për Kombëtaren Siriane, ku barazuan 2-2 me Iranin.
Zhvilloheshin minutat shtesë kur sulmuesi qëlloi portën, dhe pastaj gëzimi ishte shumë i madh.
Djelmoshat e Carlos Queiroz, kanë zënë vendin e tretë në kualifikimet për Kampionatin Botëror që zhvillohet në Rusi nw grupin A për Azi.
Siria e ka në dorë fatin e saj për ta shkuar emrin në mesin e 32 shteteve që do të jenë pjesëmarrëse.
Fillimisht duhet ta mposhtin Australinë, pastaj njërën mes SHBA-së, Hondurasit ose Panamas.
Shteti i Sirisë është në luftë në shtatë vitet e fundit dhe kombëtarja e futbollit i ka dhënë shpresë këtij vendi për t’iu kthyer normaliteti. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/09/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































