Ky grup ka njoftuar sot se i ka dokumentuar 120,296 njerëz, përfshirë 42,495 civlë, që janë vrarë gjatë luftimeve në Siri, prej fillimit të konfliktit, në muajin mars të vitit 2011.

Observatori Sirian, po ashtu, thotë se në mesin e të vrarëve janë edhe 187 pjesëtarë të grupit Hezbollah të shiitëve të Libanit, 61 luftëtarë josirianë në anën e qeverisë së Sirisë, dhe 2772 njerëz të paidentifikuar.


Më 25 korrik të këtij viti, Kombet e Bashkuara patën vlerësuar se deri tash në konfliktin në Siri janë vrarë 100 mijë njerëz. /Telegrafi/