Sipas tipit të flokëve përcaktohen shamponi dhe regjeneratori
Tregu është i stërmbushur me shampone të llojllojshme për flokë, ndërkaq blerja e shamponit të njëjtë zgjat shumë, sepse nuk dimë cilin ta zgjedhim. Dhe si t’ia bëjmë tani? Të zgjedhim symbyllur dhe të rrezikojmë? Natyrisht që jo...
Ka produkte të bollshme për kujdes të flokëve, por, për cilat me të vërtetë keni nevojë?
Shamponët për flokë normalë mbajnë të ekuilibruar mesataren e lagështirës dhe yndyrës së lëkurës së flokut. Janë të përshtatshme për flokë që nuk prodhojnë shumë sebum.
Nëse flokët tuaj nuk ju bëhen me yndyrë brenda 24 orëve të para pas larjes, atëherë duhet të përdorni shampon për flokë normalë.
Shamponët për flokë të yndyrshëm janë të përshtatshme për personat, lëkura e flokëve e të cilëve prodhon shumë sebum. Ato ekuilibrojnë nivelin e yndyrës nëse përdoren çdo ditë ose një here në dy ditë.
Këto shampone ekuilibrojnë prodhimin e sebumit dhe pakësojnë edhe elektrizimin statik.
Shamponët për flokë të thatë, të dëmtuar, të lyer janë të përshtatshme për flokët të cilët janë dëmtuar nga përdorimi i solucioneve, hapësit e ngjyrës, kimikateve apo janë drejtuar shumë. Mundësojnë rifitimin e lagështirës me anë të formulave ripërtëritëse.
Shamponët për flokë të dobët dhe të dëmtuar janë të përshtatshëm për flokë të cilët, për shkaqe të ndryshme nuk e kanë mbrojtur shëndetin dhe janë dobësuar shumë.Me ndihmën e formulave me krem mundësojnë riparimin, gjallërimin dhe ushqyerjen e flokëve.
Shamponët kundër zbokthit përmbajnë lëndë të cilat luftojnë zbokthin. Nëse përdoren rregullisht çdo ditë, pakësojnë dukshëm sasinë e zbokthit.
Shamponët pa krem për flokët e yndyrshëm
Shamponët me krem janë produkte të cilat përmbajnë të gjitha veçoritë plotësuese për çdo lloj floku, përveç flokëve të yndyrshëm.
Përdorimi i shamponëve me krem nga personat me flokë të yndyrshëm bëhet shkak për shtimin e yndyrës së flokut.
Një maskë në javë
Maskat e flokëve përmbajnë proteina riparuese, lëndë aktive që ndihmojnë në krehjen e lehtë të flokëve dhe mundësojnë shndritjen e tyre.
Aplikohen gjatë larjes së flokëve dhe mbahet 2-3 minuta në kokë. Përdorimi i saj një herë në javë është i mjaftueshëm.
Kremi i flokëve duhet të aplikohet në rrënjë apo në majë të flokëve?
Pas marrjes së shamponit të duhur, flokët kanë nevojë dhe për kremin e flokëve, maskat dhe kremrat e lëngshëm. Zakonisht vlera e pH-së e këtyre produkteve nuk përshtatet me lëkurën e flokëve, ndaj këto produkte përdoren vetëm në majat e flokëve. Nuk këshillohet përdorimi i tyre në rrënjën e flokut.
Ndërsa kremrat me një vlerë normale pH-je, me 100% përmbajtje bimore që përdoren kundër rënies së flokëve, duhen aplikuar në rrënjët e flokëve në mënyrë që floku të ushqehet nga rrënja në majë. Këta kremra forcojnë flokun dhe ndihmojnë në zbutjen e tij. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Hormoni i shtatzënisë: Çfarë është Beta h-CG dhe si ndryshohen vlerat e saj!
Stina e pranverës dhe shtatzënia
Edemet (ënjtja) e duarve dhe këmbëve pas lindjes
A e keni ditur që kontracepcioni vërtet shton dëshirën për seks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre