LAJMI I FUNDIT:

Sipas këtij modeli do të mbulohen targat e Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi (Foto)

Sipas këtij modeli do të mbulohen targat e Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi (Foto)

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka njoftuar se më në fund është arritur marrëveshje në mes Kosovës dhe Beogradit për reciprocitet të plotë për targat e veturave.

Arrihet reciprociteti për tabelat e veturave në mes të Kosovës dhe Serbisë, sipas modelit të aplikuar mes Greqisë dhe Maqedonisë
Lexo po ashtu Arrihet reciprociteti për tabelat e veturave në mes të Kosovës dhe Serbisë, sipas modelit të aplikuar mes Greqisë dhe Maqedonisë

Marrëveshja përfshin heqjen nga përdorimi të tabelave “prova” të cilat njëanshëm zbatoheshin nga pala Serbe që nga viti 2011, ndërsa modeli që do të aplikohet bazohet në modelin e aplikuar në mes të Greqisë dhe Maqedonisë.


Për shkak të mosmarrëveshjeve me emrin e shtetit të Maqedonisë, ishte arritur një marrëveshje e përkohshme në vitin 1995 në mes dy shteteve, nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, ku Greqia ka të drejtë që veturat me targa “MK” t’i mbulojë me anë të një mbështjellësi ku shkruan: “E njohur nga Greqia si FYROM (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë)”, në anglisht dhe greqisht.

Sipas Tahirit, diçka e ngjashme do të përdoret edhe në rastin Kosovë-Serbi: autoritetet serbe do të përdorin ndonjë mbështjellës që mbulon shkronjat RKS dhe që tregon qëndrimin e Serbisë karshi statusit të Kosovës. /Klan Kosova/

fyrom01

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori