LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 5° cloudy

Sipas institutit ‘GAP’, Rahoveci është komuna me transparencën më të lartë buxhetore në Rajonin e Gjakovës

Sipas institutit ‘GAP’, Rahoveci është komuna me transparencën më të lartë buxhetore në Rajonin e Gjakovës

Instituti ‘GAP’ ka publikuar të dhënat e raportit ‘Indeksi i transparencës buxhetore të komunave 2023’.

Sipas këtij instituti, vlerësimi bëhet duke u bazuar në numrin e dokumenteve buxhetore të publikuara, organizimin e dëgjimeve buxhetore me qytetarë, si dhe përgjigjet e komunave në kërkesat e institutit për qasje në dokumente publike.

Sa i përket komunave të rajonit të Gjakovës, komuna që ka shënuar indeksin më të më të lartë të pikëve në raportin e transparencës buxhetore, është Komuna e Rahovecit me një indeks të pikëve prej 94.o, duke u radhitur kështu në vendin e 7-të në nivel të Kosovës, si një ndër komunat më transparente sa i përket transparencës buxhetore.


Ndërsa e radhitur në vendin e 10-të në nivel vendi është Komuna e Malishevës, e cila në këtë raport të transparencës buxhetore, sipas institutit ‘GAP’ ka arritur të arrijë një indeks pre 82.5 pikëve, që është vlerësimi më i lartë për këtë komune ndër vite.

Gjakova si komuna më e madhe e këtij rajoni, e cila në vitin 2018 në ‘Indeksin e Transparencës Buxhetore’ , ishte shpallur si komuna me indeksin më të lartë të transparencës buxhetore, në raportin e publikuar së fundmi nga Instituti ‘GAP’, ka shënuar rënie duke u radhitur kështu në vendin e 16-të në nivel vendi, me një indeks të pikëve prej 72.0.

Me një indeks prej 68.5 pikëve, e radhitur në vendin e 17-të gjindet Komuna e Junikut, e cila në krahasim me vitin e kaluar ku kishte një indeks të pikëve prej 75.5 këtë vit ka shënuar rënie, duke e ulur kështu nivelin e transparencës buxhetore.

Ndër të tjera bëhet e ditur se në raport me vitet e kaluara, në vitin 2023, transparenca buxhetore e komunave pati rënie, me një mesatare të pikëve prej 57.5. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Magazina
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori