Vazhdon të mos ketë zgjidhje kontesti për ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Siniçan. Takimi mes kryeministrit teknik Oliver Spasovski dhe kryetarit të Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili ka përfunduar pa marrëveshje konkrete. Para fillimit të takimit kryetari i Bogovinës ishte optimist se punimet për ndërtimin e ujësjellësit do të rifillojnë sonte ose më së voni nesër, por pasi doli nga ekzekutivi u kuptua se gjetja e një zgjidhje të pranueshme për të gjithë do të marrë më shumë kohë. Xhemaili tha se për zgjidhjen e këtij problemi duhet vetëm të ketë vullnet nga të gjithë pasi makineritë dhe gjithçka tjetër të nevojshme e ofron Komuna dhe banorët. Këta të fundit, si thekson Xhemaili, mund të hynë edhe në grevë urie, nëse nuk gjendet një zgjidhje e shpejtë.
“Kryeministri kërkoi që të diskutojë me ministrat si kabinet dhe do të më informojnë. 01:50 Unë prapë insistoj që banorët e mi kanë ngelur pa ujë për pije dhe kërkoj të zgjidhet sa më shpejt kjo situatë. Nëse shkojmë me projekt, kërkohet projekt në këtë gjendje alarmante në kohë pandemie, projekti do të zgjasë, duhet një zgjidhje e menjëhershme, shpresoj se brenda këtyre ditëve do të kemi një përgjigje pozitive.”- deklaroi Albon Xhemaili- kryetar i Bogovinës.
Burime brenda Qeverisë thonë se kryeministri teknik Spasovski ka potencuar prerazi se zgjidhje do të ketë vetëm nëse ofrohet një projekt dhe sigurohet leje, edhe sikur të njëjtat të jenë të përkohshme. Madje, “Alsat” mëson se nga Qeveria kanë shprehur gatishmëri që nëse Komuna nuk mund të hartojë një projekt, të ia ofrojnë një të tillë. Nga ekzekutivi përmes një komunikatë thonë se ….
“Qeveria është e përcaktuar të gjejë zgjidhje për problemin aktual lidhur me ujin e pijshëm për banorët e fshatit Siniçan si dhe për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate për furnizim me ujë të të gjitha fshatrave në Komunën e Bogovinës. Do ti shqyrtojmë të gjitha mundësitë juridike dhe ligjore për veprim efikas dhe dialog të hapura me banorët”, njoftuan nga Qeveria.
Ndaj kryetarit të Bogovinës një ditë më parë u ngrit padi penale, për “veprim të papërgjegjshëm” gjatë detyrës zyrtare, respektivisht për nisje të punimeve për ndërtim të ujësjellësit , pa siguruar dokumentacionin e nevojshëm. Sot ai tha se nuk shqetësohet për paditë, por për faktin që banorët e tij nuk kanë ujë të pijshëm.
“Në fakt nuk shqetësohem fare nga padia penale që kanë ngritur organet e policisë. Mua më shqetëson vetëm fakti që banorët e mi nuk kanë ujë për pije”, tha Albon Xhemaili- kryetar i Bogovinës
Banorët e fshatit Siniçan edhe sot nuk e ndërprenë protestën e tyre pavarësisht motit me shi. E gjitha kjo situatë u krijua kur ata me përkrahje të Komunës filluan punimet që të furnizohen me ujë nga burime, për të cilat banorët e Urviqit thonë se u takojnë atyre. Me tensionimin e situatës në vendngjarje tashmë disa ditë janë të pozicionuara edhe uniformat e policisë të cilët nuk lejuan vazhdimin e punimeve./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi