Singullar paralajmëron “Beef 2”

Singullar ka paralajmëruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se do të publikojë së shpejti këngën “Beef 2”.
Kënga pritet të jetë një kundërpërgjigje për këngën “Ma i madhi n’ven II” nga Getoar Selimi, të publikuar pak ditë më parë, e ku në një pjesë të tekstit thuhet: “Ti ki beef, na kem thik”.
Me këtë tekst Geti kishte publikuar edhe një foto në Instagram me një thikë, ku shkruante “Ti ki beef, na kem thik”.
Singullar duket ta ketë marrë personalisht këtë pasi ai vet ka një këngë hit të titulluar “Beef” dhe pas zhvillimeve më lart, reperi nga Peja shprehet në këngën e re “Beef 2” një pjesë e tekstit të së cilës e zbulojmë si më poshtë.
“Kur foli për beef, nuk mendoj për mish. Nuk je pregadit? Ulu n’vend, nish”.
Më poshtë kënga “Beef 1” dhe “Ma i madhi n’ven II’. /Telegrafi/































































