LAJMI I FUNDIT:

Singapori prezanton policët robotë: Ata do të patrullojnë aeroportin dhe do të ndihmojnë forcat e sigurisë

Singapori prezanton policët robotë: Ata do të patrullojnë aeroportin dhe do të ndihmojnë forcat e sigurisë

Policia e Singaporit njoftoi se në të ardhmen do të përdorë të ashtuquajturat robotët e policisë, dhe aplikimi i parë i kësaj risie filloi në aeroportin Changi.

Siç shkruan CNN, projekti është testuar për më shumë se pesë vjet, dhe robotët e parë u vendosën për të patrulluar pikërisht këtë aeroport, transmeton Telegrafi.

“Ata janë robotët e parë të tillë që forcat e sigurisë planifikojnë të vendosin në të gjithë vendin për të rritur sigurinë e vijës së parë në vitet e ardhshme. Robotët patrullues supozohet të projektojnë një prani shtesë policore dhe të shërbejnë si ndihmë për oficerët e policisë”, u tha nga policia e Singaporit.


Sipas përshkrimit të policisë, robotët janë në gjendje të paralajmërojnë kalimtarët duke përdorur sirena dhe altoparlantë ndërsa ata presin që në vendngjarje të mbërrijnë oficerët e policisë “të vërtetë”.

Gjithashtu, qytetarët mund të komunikojnë drejtpërdrejt me policinë duke shtypur një buton në robot.

“Integrimi i robotikës përmirëson efikasitetin operacional dhe aftësinë e oficerëve tanë të vijës së parë duke i mundësuar ata të jenë më efikas në detyrat e tyre”, tha shefi i policisë së aeroportit Lim Ke Wei. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Risi interesante po vijnë në WhatsApp

Risi interesante po vijnë në WhatsApp

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Teknologji
Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

Teknologji
Kalo në kategori