Qendrat për Punë Sociale në Kosovë, përbëhen nga punëtorë të cilat disa prej tyre kanë kryer studime edhe në histori e administratë publike.
Përveç studimit jo adekuat për të trajtuar rastet e dhunës në familje, përdorimit të lëndëve narkotike Sindikata e Punëtorëve Social po kërkon që të shtohet stafi profesional dhe jo të dërgohen nga komunat njerëz që nuk janë kompetentë.
Për të gjitha këto kërkesa e edhe të tjera, Sindikata e punëtorëve social nesër ka planifikuar që të mbajë një aktivitet sensibilizues në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë duke filluar nga ora 11.
Kryetarja e sindikatës, Dashurije Ahmeti ka thënë në një prononcim për ‘Kallxo‘ se Qendrat për Punë Sociale po konsiderohen si kontejnerë.
“Komunat, Qendrën për Punë Sociale e shohin si një kontejner të bërllokut, çka të mbet nga administrata thonë hajt qoje te QPS sepse qaty në një far mënyre e rehatojnë. E kemi ngrit këtë çështje vazhdimisht”, thotë Ahmeti.
Ajo shton tutje se punëtorët social përballen me rrezikshmëri në vendin e punës e madje nuk marrin mbështetje sigurie.
“Kemi rrezikshmëri në vendin e punës, për shembull kur na thërret policia ne nuk mbrohemi nga kurrkush, kur kemi dhunë në familje shkojmë në polici dhe kemi rrezik askush nuk na përcjell në rrezikshmëri. Nuk kemi as shofer në dispozicion me na dërgu në raste, neve na duhet me i marrë veturat private me dalë në raste kur na thërrasin”, vazhdon të tregoj tutje Ahmeti.
Ahmeti përmend problemin edhe te ruajtja e informacioneve brenda institucionit. Ajo shton se punësimet e punëtorëve jo adekuat në QPS-të në Kosovë rrezikojnë ruajtjen e informacioneve.
“Kemi staf profesional por nuk është i mjaftueshëm. Stafi profesional nënkupton ofrimin e shërbimeve profesionle për shembull kemi një rast të dhunës në familje duhet me ju qas problemit në thelb, punëtori profesional nuk e shpërndan informacionin për dallim nga stafi tjetër që na vjen. Te stafi profesional ka ma shumë përgjegjësi. Punëtorët duhet me qenë të kualifikuar për punë në bazë të kritereve”, tregon ajo.
Këto kërkesa dhe disa të tjera, Dashurije Ahmeti thotë se i kanë ngritur edhe në Asociacionin e Komunave të Kosovës.
Madje asociacionit, Ahmeti thotë se i kanë dërguar një kërkesë për takim por ende nuk kanë marrë përgjigje.
“I kemi ngrit te Asociacioni i Komunave sepse aty janë krejt kryetarët e komunave që mblidhen herë pas herë dhe i shqyrtojnë problemet herë pas here. Kemi kerku me anë të një shkrese javën e kaluar me u taku me kryetarët e komunave, kemi kërku nga ana e tyre që mos me dërgu njerëz që nuk janë profesional që nuk janë të trajnuar që nuk dinë me trajtu raste të ndryshme”, tregon Ahmeti.
Sipas saj dërgimi i punëtorëve që kanë kryer, historinë, gjeografinë e administratë publike në studime nuk mund të qasen në mënyrën më të mirë ndaj një rasti.
“Me të ardh një historian dhe me tu qas në aspektin emocional të një nane apo fëmije, ai tërë studimin e ka bërë rreth ngjarjeve historie dhe vjen ulet me një nanë që për shëmbull me vite ka ushtruar dhunë, ai nuk ka fushë studimi edhe ndonjëherë mundet me dëmtu aq shumë dhe me rikthy atë nanë është problem. Është dashtë disa herë me ua tërheq rastet sepse e kemi pa që po e dëmtojnë rastin”, tregon Ahmeti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri