LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Infermierëve paralajmëron grevë të përgjithshme në rast se nuk ju plotësohen kërkesat

Sindikata e Infermierëve paralajmëron grevë të përgjithshme në rast se nuk ju plotësohen kërkesat

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe u.d e drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Pas përfundimit të këtij takimi, kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli paralajmëroj veprime sindikale në rast të mos realizimit të kërkesave të tyre.


Ai tha se deri të premten beson që do të realizohen kërkesat e tyre.

“Besoj që nëse deri të premten realizohen kërkesat do të jemi në rregull. U diskutua për pagesat shtesë, ne do të kërkojmë që kujdestaritë të dyfishohen nga 12 në 36 euro dhe pastaj në bazën e ligjit se siq janë pagu të tjerët të paguhemi edhe ne si komunitet i infermierëve”, tha Havolli.

E sekretari i kësaj sindikate Enlirat Duraku i cili tash e tetë ditë ka hyrë në grevë urie, tha se ka mbështetje nga i gjithë komuniteti që t’i bashkohen grevës në rast se nuk ju plotësohen kërkesat.

“Është dita e tetë që jam në grevë urie me kërkesat për rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës, pagesën e orëve shtesë, pagesën e vikendeve dhe rrezikshmërisë. Na u dakordum që brenda dy dite këto çështje të rregullohen dhe konkretizohen, përndryshe unë prapë do të filloj me grevë jo vetëm vetë por do të mobilizohemi krejt komuniteti që të hyjmë në grevë. Të gjithë janë të pakënaqur për trajtimin që kemi deri tash”, tha Duraku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori