LAJMI I FUNDIT:

Sindikalistët e Jugohromit do të protestojnë sërish të enjten që vjen

Sindikalistët e Jugohromit do të protestojnë sërish të enjten që vjen

Sindikata e kombinatit Jugohrom kanë paralajmëruar një protestë të re për këtë të enjte, për siç thonë, shkyçjen e paligjshme të furave të punës në kombinat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Protesta do të mbahet nga ora 11:00 e deri në ora 13:00, me ç’rast do të bllokohet rruga rajonale Tetovë – Shkup te pikëpagesa e Zhelinës, në të dy drejtimet.

Kërkesat e sindikalistëve do të shpallen në ditën e protestës./Telegrafi/