LAJMI I FUNDIT:

Simptomat më të zakonshme të infeksionit nga Escherichia coli: Çfarë është më e rëndësishme në përcaktimin e terapisë

Simptomat më të zakonshme të infeksionit nga Escherichia coli: Çfarë është më e rëndësishme në përcaktimin e terapisë

Trajtimi nuk është i lehtë

Escherichia coli është një bakter që normalisht jeton në zorrët e njerëzve dhe kafshëve të shëndetshme. Shumica e llojeve janë të padëmshme ose shkaktojnë diarre relativisht afatshkurtër. Megjithatë, disa lloje, si E. coli O157:H7, mund të shkaktojnë ngërçe të rënda në stomak, diarre me gjak dhe të vjella, si dhe infeksione urinare.

Dihet pak që ky bakter përdoret edhe në inxhinierinë gjenetike për prodhimin e substancave si proteina, insulinë, aminoacide e të tjera, por ka edhe “anën tjetër të medaljes”.


Kur të shumohet dhe të arrijë në rrugët urinare, do të shkaktojë infeksione urinare, trajtimi i të cilave nuk është aspak i lehtë. Përveç kësaj, ky bakter është shkaktar i infeksioneve të zorrëve, meningjitit, sepistemisë dhe pneumonisë.

Gratë kanë më shumë gjasa të marrin Escherichia coli

Një nga mënyrat e transferimit të Escherichia coli në organet urinare është edhe nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, veçanërisht në ato çifte që praktikojnë seks anal. Prandaj, higjiena gjenitale është shumë e rëndësishme.

Infeksionet urinare të shkaktuara nga bakteret e përmendura më shpesh ndodhin te femrat, të cilat si masë parandaluese këshillohen të urinojnë pas marrëdhënieve seksuale për të larguar bakteret potencialisht të pranishme nga trupi. Infeksionet urinare nuk ndodhin vetëm nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, por edhe kur higjiena gjenitale nuk është në nivelin e duhur, transmeton Telegrafi.

Bakteri transmetohet edhe nëpërmjet ushqimit dhe duarve të papastra

Duhet të kemi kujdes edhe kur bëhet fjalë për ushqimin, domethënë për frutat dhe perimet, sepse edhe ky bakter transmetohet në këtë mënyrë.

Escherichia coli transmetohet edhe nëpërmjet frutave dhe perimeve jo të lara sa duhet, duarve të papastra dhe ujit të ndotur. Marrja parandaluese e sasisë së mjaftueshme të lëngjeve (dy litra në ditë është doza e rekomanduar nga të gjithë mjekët) do të mundësojë hidratimin e kanaleve urinare dhe parandalimin e shumimit të baktereve.

Simptomat më të shpeshta

Te personat që infektohen me këtë bakter shfaqen simptoma tipike.

Ju mund të njihni infeksionet e shkaktuara nga bakteret Escherichia coli nga këto simptoma: urinim i shpeshtë, ndjesi djegieje gjatë urinimit, ngritje e temperaturës, lodhje dhe humbje e oreksit, si dhe të përziera, dhimbje të forta stomaku dhe ngërçe, diarre që varion nga jashtëqitje të ujshme në të përgjakshme.

Antibiogrami është i detyrueshëm përpara se të përshkruhet terapia

Hapi i parë në trajtimin e një infeksioni të shkaktuar nga Escherichia është diagnoza e duhur. Analiza laboratorike e mostrave të urinës dhe jashtëqitjes mund të përcaktojë lehtësisht nëse jeni të infektuar me këtë bakter, por trajtimi shpesh nuk është i thjeshtë.

– Infeksioni me këtë bakter trajtohet me antibiotikë dhe duhet bërë një antibiogram për të përcaktuar ndjeshmërinë e baktereve ndaj disa antibiotikëve dhe për të përshkruar atë të duhurin. Problemi me trajtimin e infeksioneve të tilla është aftësia e Escherichia për të mutuar dhe përshtatur, gjë që e lejon atë të bëhet shpejt rezistente ndaj ilaçeve.

Lehtësimi i simptomave ekziston edhe në natyrë

Derisa jeni duke pritur për rezultatet e analizave, këshillohet që të paktën pjesërisht t’i lehtësoni simptomat në mënyrë natyrale.

Në rastin e infeksionit urinar të shkaktuar nga Escherichia, këto preparate natyrale mund të jenë gjithashtu të dobishme:

▪ çaj rrushi, çaj boronice, majdanoz dhe çajra të tjerë antimikrobikë
▪ vaji i rigonit të egër ka edhe efekte antimikrobike për shkak të përbërësit aktiv
▪ karvakroli, i cili është efektiv në trajtimin e Escherichia coli, madje edhe ato shtameve që janë rezistente ndaj antibiotikëve
▪ hudhra e papërpunuar, e cila është një antibiotik natyral dhe ndihmon në forcimin e imunitetit
▪ probiotikë natyralë si kosi
▪ vitamina C, si nëpërmjet ushqimeve ashtu edhe suplementeve

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Meditimi e largon stresin dhe ju furnizon me energji

Meditimi e largon stresin dhe ju furnizon me energji

Kalo në kategori