LAJMI I FUNDIT:

Simovski: Qasja në faqen e regjistrimit me “VPN” është e dënueshme, parashihet burg prej tre viteve

Simovski: Qasja në faqen e regjistrimit me “VPN” është e dënueshme, parashihet burg prej tre viteve

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika Apostoll Simovski, ka deklaruar se regjistrimi me “VPN” nga Maqedonia, nuk është problem i sigurisë, por sulm ndaj sistemit, dhe e njëjta dënohet.

Ai thotë se qasje në web-faqe nëpërmjet mjeteve të ndryshme, nuk është mangësi e faqes për regjistrim, duke shtuar se sistemi funksionon në mënyrë të përkryer, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Simovski paralajmëroi dënime për personat të cilët kanë qasje në web-faqen e regjistrimit me “VPN”, por nuk tregoi se si do të zbulohen të njëjtët.

Me VPN mund të regjistrohesh si mërgimtar nga Maqedonia
Lexo po ashtu Me VPN mund të regjistrohesh si mërgimtar nga Maqedonia

“Gjithçka rregullohet, kontrollohet dhe dënohet. Ajo është vepër penale për të cilën parashihet edhe burg prej tre vjetëve. Sistemi është super dhe i sigurt. Ky është sulm, i qëllimshëm, ndërsa disa duan ta kontrollojnë edhe nga kurioziteti. Por disa herë ka edhe qëllime. Kemi masa për mbrojtje dhe gjithçka do të dënohet”.

“Unë nuk e di se si, për këtë ka profesionistë. Kemi pasur kujdes të madh në sigurinë e faqes, kemi harxhuar shumë kohë dhe para”, tha Simovski për A1on.

Në lidhje me pretendimet e mërgimtarëve, të cilët thonë se faqja nuk i memorizon të dhënat e tyre dhe se regjistrohen disa herë, Simovski tha se kjo nuk është e vërtetë./Telegrafi/