LAJMI I FUNDIT:

Simovski: Jam optimist se ligji për regjistrim do të sillet para zgjedhjeve

Simovski: Jam optimist se ligji për regjistrim do të sillet para zgjedhjeve

“Ligji për regjistrimin e popullësisë mund të sillet shpejtë sepse për të duhet shumicë e thjeshtë në Parlament, por qëllimi nuk është vetëm të sillet ligji, por të gjitha subjektet politike të qëndrojnë pas ati ligji dhe ta mbështesin”.

Këtë në një intervistë për AIM e ka thënë drejtori i Entit Shtetërorë për Statistika Apostoll Simovski. Sipas tij, regjistrimin nuk mund të zbatohet nëse nuk ka edhe logjistikë politike dhe vullnet.

“Qëllimi është të ketë konsensus te të gjitha subjektet politike parlamentare kur të sillet ky ligj. Opozita doli me 23 kërkesa që vlersoi se duhet të ishin kyçur, nga të cilat një pjesë e madhe fare edhe nuk mund të pranohen sepse udhëhiqnin drejtë asaj që ndodhi me regjistrimin e vitit 2011”, thotë Simovski.


Ai shprehet optimist se ligji për regjistrim do të miratohet para zgjedhjeve.

“Këmbëngulë kjo të ndodhë nga një arsye e thjeshtë. Jo që ndryshimi eventual i qeverisë do të ndryshonte gjë, sepse gjithçka është bërë të jetë operacion kryesisht profesional. Megjithatë deri sa të formohen Parlamenti i ri dhe qeveri e re, do të kalon kohë, ndërsa ne nuk duam të ketë ligji në bazë të cilit edhe de jure do të ishim mbuluar në gjitha aktivitetet”, thotë drejtori Simovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori