Simon Cowell ka filluar që të kujdeset më shumë për shëndetin e tij që kur u aksidentua me biçikletën elektrike.

Thuhet se ai ishte gati që të paralizohej, por për shkak të intervenimeve të shpejta gjendja e tij u përmirësua, shkruan Mirror.


Nga frika që nuk mund të kishte ecur kurrë, tashmë Simon po kalon tetë kilometra në këmbë, për pothuajse çdo ditë.

1 shutterstock editorial 10714738hl Foto: Daily Mail

Ushtrime të shumta ai po i bën edhe me familjarët e tij, ndërsa mbështetje të madhe po merr nga partnerja, Lauren Silverman.

Një mike e tij e ngushtë është deklaruar se 61-vjeçari pas këtij incidenti është bërë edhe më i fortë se që ishte.

1 JS216654444 Foto: Mirror

Ndërkohë, theksojmë se Cowell njihet për kujdesin që ka ndaj vetes, shtuar këtu edhe zgjedhjen e ushqimeve të përditshme. /Telegrafi/

1 JS216654448 Foto: Mirror