LAJMI I FUNDIT:

Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Atletico Madridi pësoi një humbje të dhimbshme ndaj Getafes gjatë vikendit, ku epërsia e tyre u zhduk në hapësirën e katër minutave.

Ishte padyshim rezultati të cilin Diego Simeone nuk e deshi para fillimit të një jave vendimtare për sezonin e tyre, por kjo ka mundur t’i kushtojë atyre më shumë se sa vetëm tri pikë.

Momenti që shkaktoi rikthimin e Getafes ishte kartoni i kuq i Angel Correas, i cili mund të marrë një dënim të ashpër në Spanjë pas fjalorit të rëndë ndaj gjyqtarit.


Sidoqoftë, Simeone dhe Atletico janë gjithashtu në pritje për të marrë vesh nëse dy lojtarët kryesor Rodrigo De Paul dhe Clement Lenglet, do të jenë në gjendje të luajnë ndaj Real Madridit.

“Ata kanë dhimbje të ndryshme. Do të shohim nëse ata mund të luajnë të mërkurën, nëse jo atëherë do të luajnë të dielën”, ka thënë Simeone.

Menjëherë pas përfundimit të derbit ndaj Real Madridit, ‘Los Rojiblancos’ do të bëhen gati për takimin ndaj Barcelonës në La Liga.

De Paul u zëvendësua pas pjesës së parë ndaj Getafes pas shqetësimeve muskulore, teksa Lenglet mori një goditje pak minuta para se të fillonte ndeshja.

Argjentinasi ka humbur vetëm tri ndeshje gjatë tërë sezonit, duke u bërë drejtor i orkestrës së Simeones në mesin e fushës dhe kjo u dëshmua në ndeshjen e parë ndaj Real Madridit.

Ndërkohë Lenglet gradualisht ka fituar një vend në formacionin startues të Atleticos duke lënë në bankë Robin Le Normand, me këtë të fundit që u transferua tek Atletico këtë verë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Premier League
Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ligat tjera
Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

La Liga
Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori