LAJMI I FUNDIT:

Siljanovska-Davkova: Gratë nga mjediset rurale janë heroinat që duhet t’i admirojmë

Siljanovska-Davkova: Gratë nga mjediset rurale janë heroinat që duhet t’i admirojmë

“Për mua gratë nga zonat rurale janë lidere absolute, për mua gratë nga zonat rurale janë heroinat që duhet t’i admirojmë, por kjo nuk mjafton sepse nga komplimentet nuk jetohet, duhet t’i përkrahim dhe t’i ndihmojmë individualisht dhe institucionalisht në çdo mënyrë të mundshme”, deklaroi presidentja Gordana Siljanovska Davkova në Manastir.

Në Ditën ndërkombëtare të gruas rurale, të cilën Federata kombëtare e fermerëve e shënoi në Manastir, presidentja Siljanovska Davkova theksoi se kriza globale në botë ka pasur ndikimin më të madh tek gratë rurale.

“Nuk duhet të neglizhojmë punën, aftësitë, angazhimin e përditshëm që kontribuon jo vetëm në mirëqenien e familjes në betejën për mbijetesë, por edhe të komunitetit dhe shoqërisë. Me të drejtë thonë se jeta e grave lidere nga zonat rurale është një angazhim 24 orësh dhe betejë me tokën, por edhe një dashuri për tokën, me prodhimin e ushqimit dhe një betejë e përditshme me natyrën, por edhe një bashkëjetesë e mrekullueshme me natyrën”.


“Për mua gratë nga zonat rurale janë lidere absolute, për mua gratë nga zonat rurale janë heroina që duhet t’i admirojmë, por kjo nuk mjafton sepse nuk jetojmë nga komplimentet, por duhet t’i mbështesim dhe t’i ndihmojmë individualisht dhe institucionalisht në çdo mënyrë të mundshme. Përkrahja e grave rurale është përkrahje e fshatit maqedonas dhe kjo nënkupton ndalimin e procesit të emigrimit, por edhe përkrahjen e së ardhmes së Maqedonisë”, theksoi Siljanovska Davkova dhe shtoi se shënimi i sivjetmë i Ditës ndërkombëtare është me temën “Gratë rurale përballë krizës globale”, ndërsa ajo krizë globale shkakton ndikim më të madh te gratë rurale.

Sipas ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, prioritet i ministrisë është që të sigurojë kushtet e nevojshme për funksionimin normal të gruas rurale, sepse ajo është heroi i kohës së sotme.

Mbështetje për gruan rurale ka ardhur edhe nga Kuvendi i Maqedonisë, ndërsa mbështetje është dhënë edhe nga nënkryetarja Vesna Bendevska dhe Zhaklina Peshevska, kryetare e komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori