LAJMI I FUNDIT:

Sigurohuni që kolegët të mos ju vjedhin më qumështin nga frigoriferi (Foto)

Sigurohuni që kolegët të mos ju vjedhin më qumështin nga frigoriferi (Foto)

Kevin Antony nga një stacion policor në Yorkshire, e ka publikuar një fotografi ku shfaqen shishet e qumështit të mbyllura me çelës.

Kështu ka vepruar një polic, pasi kolegët e tij gjithmonë ia vidhnin pijen e preferuar nga frigoriferi i përbashkët i zyrës, transmeton Telegrafi.

Shishja e qumështit e mbyllur me çelës

“Të dërgosh email te të gjithë dhe të ankohesh, nuk është zgjidhje e problemit. Prapë do ketë të tillë që e pinë fshehtas”, ka shkruar Antony lidhur me rastin.


Imazhi i postuar në rrjetin social, është pëlqyer shumë duke u shpërndarë më se 24 mijë herë, gjë që tregon se shumë njerëz e kanë pëlqyer formën si e ka siguruar qumështin. /Telegrafi/