LAJMI I FUNDIT:

Si vuan trupi për shkak të FUNDIT TË DASHURISË: Pesë ndryshime në organizëm pas ndarjes (Video)

Si vuan trupi për shkak të FUNDIT TË DASHURISË: Pesë ndryshime në organizëm pas ndarjes (Video)
Image: 0157756514, License: Rights managed, Property Release: Yes, Model Release: No or not aplicable, Credit line: Profimedia.com, Free

Askush nuk e ka të lehtë të përballojë ndarjen, mirëpo ekzistojnë njerëz të cilët shumë lehtë mund ta përballojnë këtë krizë, si edhe të tillë të cilët kurrë nuk e marrin veten nga depresioni.

Përse ekzistojnë dallime aq të mëdha në reagime?


Vuajtjet dashurore pas ndarjes nuk janë vetëm reagim emocional. Në të vërtetë, dhembjen e dashurisë trupi e përjeton si plagë djegieje apo djegie nën lëkurë, ndërkaq kjo lë një sërë pasojash në gjendjen shëndetësore të organizmit.

Në fakt çdo gjë mund të ketë ndryshuar, por nuk ka përfunduar. Shumë të tjera ende nuk kanë filluar.

Shikoni çfarë ndryshime të pazakonshme ndodhin në trupin tonë pas ndarjes ose divorcit, transmeton Telegrafi.

nn-780x439

1. Dobësim i zemrës dhe probleme me shtypjen e gjakut
Ndërprerja e lidhjes apo divorci për pasojë kanë stresin kronik, i cili shfaqet kur të paraqitet ndjenja e humbjes së kontrollit. Kortizoli, hormon i stresit, ndikon në çdo qelizë të trupit tonë, posaçërisht në shtypjen e gjakut dhe në numrin e rrahjeve të zemrës.

2. Pagjumësia
Në rastin e pagjumësisë shfaqet stresi fizik, sepse pas ndarjes, shtratin më nuk e ndajmë me personin e dashur, gjë që trupi ynë reagon me shqetësim dhe nuk lejon të pushojmë. Atëherë futeni në rreth magjik, në të cilin stresi shkakton pagjumësi, ndërkaq mungesa e pagjumësisë shton stresin.

3. Probleme me metabolizmin
Është e njohur se si ndikon nervozizmi në metabolizëm, ndërkaq tendosja afatgjatë jo që shkakton vetëm ngërçe të herëpashershme, por edhe problemet siç janë: djegësira, kapsllëku, diarreja.

4. Shtim në peshë
Stresi nxit konsumim të ushqimit jo të shëndetshëm të pasur me kalori të thata, prirja e ngrënies së kafshatave plot yndyrë, sheqeri dhe kripa shkaktojnë peshë të madhe trupore dhe shtojnë nivelin e kortizolit.

5. Rënie të imunitetit
Shpesh paraqitet ndjenja e dobësisë, pastaj gripi dhe alergjia, si përgjigje ndaj imunitetit të dobësuar. Veç kësaj, mund të shfaqen edhe sëmundjet autoimune, të cilat për pasojë kanë gjendjet depresive, të vetmisë dhe izolimit social.

Çfarë mund të bëni

Dështimi i bën sfidat të duket shumë më të pakapërcyeshme. Janë të paktë ata që guxojnë të shfrytëzojnë mundësitë dhe lirinë e munguar. Në fakt ndarja, për ata që mbetet zgjidhja e vetme, është mundësia për të rifilluar një jetë të re.

Do të jetë më e lehtë nëse evitoni ndjenjën e fajit, vlerësoni veten, harroni të kaluarën, mendoni single, si dhe nëse kujdeseni më tepër…/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Si të lajmë lodrat prej pelushi

Si të lajmë lodrat prej pelushi

Këshilla dhe ide
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori