LAJMI I FUNDIT:

Si u themelua dhe si funksionon Gjykata Speciale

Si u themelua dhe si funksionon Gjykata Speciale
The capitals of the EU : The Hague

Si u themelua dhe si funksionon Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë? Në Kosovë quhet Gjykatë Speciale dhe në përgjithësi kështu e quan gjithë shtypi shqiptar.

Në tekstet në gjuhën gjermane përdoret termi Gjykata e posaçme e OKB-së. Në tekstet në gjuhën angleze përdoret Gjykata e krimeve të luftës. Faqja e internetit e vetë gjykatës përdor në shqip “Dhomat e Specializuara” dhe “Zyra e Prokurorit të Specializuar”. Në fakt nuk ekziston asnjë precedent i qartë ligjor.

Çfarë është Gjykata Speciale ?


Gjithçka filloi në dhjetor 2010 me raportin e përgatitur për Këshillin e Evropës, për “trajtimet çnjerëzore dhe trafikimin me organe” në Kosovë, të quajtur raporti i Dick Marty-t. Mbas miratimit të raportit, EULEX krijoi një Forcë Speciale për hetimet (SIFT). Kosova nënshkroi më pas me BE-në një marrëveshje ku zotohej për zbatimin e shtetit ligjor. Marrëveshja u kthye në ligj pas miratimit nga Parlamenti i Kosovës në gusht 2015. Kështu u hap rruga për të krijuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Taskforca u bë pjesë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në shtator 2016, kur u bë emërimi i Prokurorit.

Në fakt u krijuan dy institucione të ndara dhe të pavarura: Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara. Të dy këto institucione kanë mandat për pesë vjet dhe janë me seli në Hagë.

Dhomat e Specializuara përbëhen nga administrata dhe Gjykatat e Specializuara. Dhomat i bashkangjiten sistemit gjyqësor në Kosovë në të gjitha nivelet. Çka do të thotë se Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme në Kosovë do të kenë nga një Dhomë të Specializuar që do merret me krimet.

Cilat krime?

Ndërkohë që është e vështirë të kuptosh strukturën e Gjykatës, është shumë e qartë për çfarë krimesh bëhet fjalë. “Zyra e Prokurorit të Specializuar që drejtohet nga Prokurori, ndjek penalisht krime që përfshihen në juridiksionin e Gjykatës dhe përcaktohen me ligj. Ato janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në vitet 1998, 1999 dhe 2000, në atë territor ku sot shtrihet Republika e Kosovës, të kryera nga njerëz që i kap ligji, krime për të cilat është raportuar në raportin e Dick Marty-t”, thotë Christopher Bennett, zëdhënës i SIFT.

Ndjekja e krimit quhet politizim?

Lidhur me akuzat për politizim, Christopher Bennett, i tha Deutsche Ëelle-s: “Prokurori i Specializuar dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar bazohen tek ligji dhe tek faktet. Puna e tyre nuk influencohet nga etniteti, orientimi politik ose nga çështje që lidhen me pavarësinë e Kosovës. Zyra e Prokurorit të Specializuar drejtohet krejtësisht nga përgjegjësia, që të nxjerrë para ligjit me një proces të drejtë të gjithë ata që kanë kryer krime, që përfshihen në juridiksionin e saj. Këto procese gjyqësore do të zhvillohen jashtë Kosovës, siç e parashikon ligji, në mënyrë që të sigurohet mosndikimi nga politika. Duke aprovuar ligjin, Kosova pranoi bashkëpunimin për zbatimin e shtetit juridik dhe trajtimin jopolitik të raportit të Marty-t. Kjo është diçka që Prokurori dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar e marrin shumë seriozisht”, ve në dukje zëdhënësi Christopher Bennett.

Në trend Lajme

Më shumë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Kalo në kategori