Sulmet kamikaze ishin një taktikë japoneze e bombardimeve vetëvrasëse e krijuar për të shkatërruar anijet luftarake të armikut gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pilotët do të rrëzonin avionët e tyre të bërë posaçërisht drejtpërdrejt drejt anijeve aleate.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, më 25 tetor të vitit 1944, Perandoria e Japonisë punësoi bomba kamikaze për herë të parë. Taktika ishte pjesë e Betejës së egër të Gjirit Leyte, beteja më e madhe detare në histori, e cila u zhvillua në Oqeanin Paqësor pranë Filipineve. Goditjet Kamikaze kundër anijeve luftarake aleate vazhduan gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pilotët ‘kamikazë’ qëllimisht rrëzuan avionët e tyre drejtpërdrejt në anijet luftarake të armikut, gjë që rezultoi në vetëvrasje.
Në këto sulme kamikaze, më shumë se 3,000 pilotë japonezë u vranë dhe kishte më shumë se 7,000 viktima midis personelit amerikan, australian dhe britanik.
Japonia humbi Betejën e Gjirit Leyte, dhe më vonë luftën. Vendi ishte detyruar të pranojë një dorëzim të pakushtëzuar më pak se një vit më vonë.
Në anën tjetër këto sulme vetëvrasëse janë manifestuar edhe në sulmet e 11 shtatorit në SHBA, nga grupi ekstremist al-Kaeda.
Më 11 shtator 2001, sulmuesit vetëvrasës kapën avionët amerikanë të pasagjerëve dhe i përplasën në dy rrokaqiejt e New York-ut, duke vrarë mijëra njerëz.
Sulmi mbetet një nga ngjarjet më traumatike të shekullit, jo vetëm për amerikanët, por edhe për botën.
Katër avionë që fluturonin mbi SHBA-në lindore u kapën njëkohësisht nga ekipe të vogla rrëmbyesish.
Ato u përdorën më pas si raketa gjigante, të drejtuara për të rrëzuar ndërtesat historike në New York dhe Washington.
Dy avionë goditën Kullat Binjake të Qendrës Tregtare Botërore në New York; i pari goditi Kullën e Veriut, derisa i dyti u rrëzua në Kullën e Jugut.
Avioni i tretë shkatërroi ‘faqen’ perëndimore të Pentagonit – selia gjigante e ushtrisë amerikane pak jashtë kryeqytetit të vendit, Washington DC.
Avioni i katërt u rrëzua në një fushë në Pensilvani pasi udhëtarët u kundërpërgjigjën. Mendohet se rrëmbyesit kishin për qëllim të sulmonin ndërtesën e Kapitolit në Washington DC.
Sa njerëz kanë vdekur?
Në total, 2,977 njerëz (pa llogaritur 19 rrëmbyesit) humbën jetën, shumica e tyre në New York.
Bëhet e ditur se 246 pasagjerët dhe ekuipazhi në bordin e katër avionëve ishin në mesin e të vdekurve.
Kush ishin sulmuesit?
Një rrjet ekstremist islamik i quajtur al-Kaeda planifikoi sulmet nga Afganistani.
I udhëhequr nga Osama Bin Laden, al-Kaeda fajësoi SHBA-në dhe aleatët e saj për konfliktet në botën myslimane.
Nëntëmbëdhjetë persona kryen rrëmbimet, duke punuar në tre ekipe me nga pesë dhe një nga katër (në aeroplanin që u rrëzua në Pensilvani).
Secili grup përfshinte dikë që kishte marrë trajnim për pilot. Kjo u krye në shkollat fluturuese në vetë SHBA-në.
Pesëmbëdhjetë rrëmbyesit ishin sauditë si vetë Bin Laden. Dy ishin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një ishte nga Egjipti dhe një nga Libani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

SHBA dëbon ambasadorin e Afrikës së Jugut për komentet ndaj Trumpit

Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

Anulohen trenat dhe autobusët drejt Beogradit – Vuçiq po bën gjithçka për ta penguar protestën masive kundër tij

Anulohen trenat dhe autobusët drejt Beogradit - Vuçiq po bën gjithçka për ta penguar protestën masive kundër tij

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës