LAJMI I FUNDIT:

Si t’ia mësoni fëmijës disa gjuhë të huaja pa shpenzuar para

Si t’ia mësoni fëmijës disa gjuhë të huaja pa shpenzuar para

Cila është mënyra më e mirë për prindërit që t’i motivojnë fëmijët të mësojnë gjuhë të huaja qysh në moshë të hershme?

Fëmijët kanë kapacitet shumë më të madh të mësojnë dhe t’i përvetësojnë disa gjuhë të huaja sesa të rriturit, transmeton Telegrafi.


Por si munden prindërit me një jetë të ngarkuar dhe buxhet të kufizuar t’iu mësojnë fëmijëve disa gjuhë pa shpenzuar shumë para?

Me fjalë të tjera, a munden njerëzit me kushte të vështira t’iu mësojnë gjuhë të huaja fëmijëve të tyre?

Përgjigja është po! Absolutisht. Kjo merr kohë dhe shumë disiplinë, por gjithashtu do të jetë argëtuese.

1. Bëjeni fëmijën të dëgjojë këngë të gjuhëve të huaja, provoni klasat online dhe luani me fëmijët gjatë kohës kur mësojnë

Prindërit kanë kohë të kufizuar, por në vend se ta shpenzoni kot kohën duke shfletuar në celular apo postime të rrjeteve sociale, përdorni ato për ta edukuar fëmijën.

Mos e shihni këtë proces si detyrë, por si kohë e shpenzuar mirë me fëmijën.

2. Provoni grupe të gjuhëve të huaja dhe materiale tjera të studimit

Të gjitha këto do t’ju shërbejnë si themel i mirë për të filluar mësimin e një gjuhe të re.

3. Gjeni mënyra që fëmija ta praktikojë atë që e ka mësuar

Nëse është e mundur, gjeni miq të cilët e flasin një gjuhë të caktuar dhe takoni ata me fëmijët tuaj në mënyrë që të kenë me kë ta praktikojnë gjuhën. Por nëse nuk keni miq të tillë, atëherë në internet mund të gjeni shumë njerëz me të cilët mund të komunikoni përmes ‘Skype’. /Telegrafi/