Pyetja që duhet të shtrojmë nuk është “Çfarë mund të bëjë inteligjenca artificiale (IA)?”, por “Çfarë nuk mund të bëjë ajo?” Kur ta gjejmë përgjigjen e kësaj pyetjeje, duhet të identifikojmë njerëzit që janë më të mirë se IA-ja dhe të ofrojmë këtë shërbim. Ata që nuk e shtrojnë këtë pyetje dhe vazhdojnë të mos përdorin IA-në, do të zhduken, njësoj siç u zhdukën telefonat e lidhur me tel.
Ky është përfundimi i dhënë nga Peter Syme, një nga folësit kryesorë në botë në fushën e turizmit. Syme, një ndërmarrës britanik që ka drejtuar kompani në Britani, Spanjë, Marok dhe vende të tjera – dhe që tashmë i ka shitur të gjitha – tani punon si konsulent global.
Unë pata nderin të jem pjesë e një paneli, së bashku me z. Syme dhe Matija Marijan, pronar i Turneo, një nga 25 startapët më premtues në botë në fushën e turizmit. Paneli u mbajt në kuadër të konferencës ndërkombëtare Tourism Think Tank 2024, të organizuar në Kotorr nga konsulentja Kirsi Hyvaerinen e kompanisë HYVÄ Coaching & Consulting.
Prezantimi im ishte i lidhur me kompaninë Ballkan Natural Adventure, ku jam bashkëpronar, ndërsa u ftova për shkak të punës sonë në fushën e digjitalizimit dhe angazhimit të inteligjencës artificiale në proceset e menaxhimit. Kjo ndoshta na bën kompaninë më të digjitalizuar në Kosovë në fushën e turizmit.
Balkan Natural Adventure ka trajnuar një bot për të dizajnuar dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të klientëve mbi shtegun Peaks of the Balkans. Përveç botit, me mbështetjen e projekteve të ndryshme, përfshirë ato që kanë fituar në gara të shumta, kompania ka lidhur sistemin e rezervimit me atë të financave, duke eliminuar kështu punët e përsëritura. Gjithashtu, kemi krijuar një aplikacion që ndihmon klientët të orientohen në shtegun Peaks of the Balkans.
Diskutimi u përpoq të përgjigjej në pyetjen e parashtruar në fillim të këtij teksti: Çka nuk mund të bëjë inteligjenca artificiale në turizëm? Çka ndodh me shërbimet që digjitalizohen plotësisht dhe si kanë dështuar disa teknologji?
Duke u nisur nga pyetja e fundit, teknologjia që ishte trumbetuar si transformuese (game changer) dhe tashmë është zhdukur nga turizmi, është “realiteti virtual”. Reklamimi i destinacioneve me teknologjinë e realitetit virtual apo zëvendësimi i udhëtimit me përjetime përmes syzave virtuale, nuk ka marrë hov dhe tashmë gati është zhdukur. Të dyja këto përpjekje nuk kanë arritur të kenë sukses dhe kanë mbetur në margjina. Sipas Peter Symeit, kjo teknologji ka dështuar pasi pika fillestare e saj ka qenë e bazuar në teknologji dhe jo te njerëzit.
Pyetja e dytë e digjitalizimit të plotë të shërbimeve turistike është e mundur, mirëpo atëherë një përvojë kthehet në mall apo në shërbim dhe, me këtë, zvogëlohen shumë edhe margjinat e fitimit të kompanisë për klient. Në këtë mënyrë, suksesi është i lidhur me shitjen e një numri të madh të shërbimeve. Një shembull i digjitalizimit të tillë janë fluturimet me aeroplan dhe procesi i shitjes së biletave. Në tregun botëror, kjo ka nxjerrë nga loja shumë kompani ajrore që kanë dhënë shërbime të mira me çmim të mesëm apo të lartë, duke i zëvendësuar ato me agjenci të çmimeve të ulëta.
Çështja e tretë është ajo që e dallon shërbimin nga përvoja, apo pyetja e një miliard dollarëve: Si t’i mbajmë lart margjinat e fitimit? Kjo “magji” mbetet për t’u identifikuar nga secili biznes. Te Balkan Natural Adventure, në bazë të anketës me klientët tanë, kemi mësuar se pse ne ofrojmë përvojë dhe jo thjesht shërbim.
Fatkeqësisht, në shtegun Peaks of the Balkans, sipas rezultateve të të anketuarve për vitet 2023 dhe 2024, shërbimet e fjetjeve dhe transfertave kanë pësuar rënie. Gjithashtu, përjetimi i natyrës nuk është më i njëjtë si më parë, për shkak të shtimit të numrit të vizitorëve. Ajo pjesë që ka pësuar ngritje është shërbimi i zyrës sonë në organizim, si dhe guidat tona të cilat gjithmonë janë në krye të detyrës. Deri tani, kompania, e cila ka një trajektore të qëndrueshme rritjeje, ka arritur të shesë përvoja, por edhe shërbime për ata që dëshirojnë të organizojnë vetë përvojat e veta. Këtë sukses e kemi arritur përmes shërbimit të turave vetëudhëheqëse – apo siç njihen tashmë në të gjithë botën, “Self-Guided Tours”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?