Përpjekja për të qëndruar nën kontroll gjatë izolimit po bëhet gjithnjë e më e vështirë
Me lajmin se parukeritë janë të fundit që do të hapen, më shumë se kurrë, njerëzit do të varen në aftësitë e tyre dhe jo tek profesionistët.
Si t’i prisni flokët hap pas hapi?
1. Ndajini flokët në mes deri në fund të qafës. Pastaj ndajini ato në seksione në formë katrore dhe kapini. Në pjesën e pasme të kokës, ndani gati 3 cm trashësi flokësh, nga të cilat do të nisë prerja, ndërsa pjesën tjetër kapeni me kapëse.
2. Krihni çdo seksion të flokëve. Kjo do të shmangë të gjitha nyjet e padëshiruara që mund t’ju pengojnë gjatë punës. Përdorni krehrin si një vizore për ta ndarë flokun me saktësi.
3. Prerja. Prisni aq sa dëshironi pjesën e flokëve të ndara në pjesën e pasme të kokës. Më pas shtoni pak nga pak flokë nga pjesët që janë të kapura me anë të krehrit dhe mos harroni t’i krihni. Floku që prisni do të shërbejë si një udhëzues për pjesët e paprera ende.
4. Përsërisni procesin. Pasi të keni mbaruar me pjesën e pasme të kokës, vazhdoni me flokët anash veshëve dhe më pas me ato në pjesën e përparme të fytyrës. Përdorni flokun që shihni pas kokës si udhëzues. Përsëriteni këtë derisa të keni mbaruar me të gjithë seksionet e ndara të flokëve.
Çfarë të bëni nëse keni kaçurrela?
Pronari i Salon64, Ricky, i tha Fabulous: “Gjatësia e flokëve kaçurrelë ndryshon kur janë të lagur nga ajo kur janë të thatë.” Ai sugjeroi që vajzat me flokë kaçurrelë të bëjnë kujdes me prerjen, pasi mund t’i shkurtojnë më shumë nga sa mendojnë. Ato duhet t’i kapin flokët topuz për të zgjatur kaçurrelat.
Ngrijeni pjesën e ndarë të kaçurrelit që do të prisni në pozicion që dëshironi të qëndrojë pasi ta keni prerë dhe kontrollojeni në pasqyrë nëse duket mirë. Për këtë mund të luani me flokët kur janë të thatë duke i kthyer nga njëra anë në tjetrën për të gjetur pozicionin që ju pëlqen më shumë.
Stilistja Laura Whitmore, shtoi: “Për ato me flokë shumë kaçurrelë, mos përdorni një krehër. Flokët kaçurrelë duhet të priten sa më vizualisht të jetë e mundur. Thjesht jepuni formë duke i prerë pak nga pak”.
Kerry Mather, pronar i salloneve KJM, shpjegoi se ato që kanë flokë me onde duhet ta stilojnë flokun ashtu siç do ta mbanin zakonisht në jetën e përditshme para se ta presin. Rregulli është që t’i prisni duke marrë sasi të vogla flokësh vazhdimisht, si dhe duke ruajtur gjatësinë.
Ajo sugjeroi të poziciononi “sa më shumë pasqyra rreth jush të jetë e mundur dhe kurrë mos shkurtoni asgjë që nuk mund të shihni.” /The Sun/Class
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBalenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Pse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Ç’është bukuria e brendshme?
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi
Cilat janë shenjat se lindja është afër?
Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit