Urime, jeni shtatzënë! Kur gjinekologu ju thotë këto fjalë, normalisht që ju do të jeni personi më i lumtur në botë. Por, shtatzënia mund të sjellë edhe disa ndryshime që ju do të donit që të mos shfaqeshin
Dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
Është normale që secili prej nesh i kushton kujdes dukjes së vet, por tash kur jeni shtatzënë gjithçka duhet t’i përshtatet bebes që ndodhet brenda jush, rrjedhimisht ndryshon trupi juaj, mënyra e të ushqyerit, rutina e përditshme si dhe raportet me burrin tuaj.
Tash kur jeni shtatzënë a e mendoni se si do të duket verën e ardhshme trupi juaj në bikini? Zor se e keni menduar! Tash mendime tjera e kaplojnë trurin tuaj, por mos u dorëzoni krejtësisht! Janë disa veprime që nëse i bëni që nga fillimi i shtatzënisë, mund t’i parandalojnë strijat.
Te 75% deri 90% e shtatzënave formohen strijat. Rreth muajit të gjashtë ose të shtatë të shtatzënisë me shtimin e peshës trupore barku juaj tendoset gjithnjë e më tepër dhe si pasojë shfaqen strijat. Zakonisht shfaqen në lëkurën e barkut, por mund të shihen edhe në kofsha, vithe dhe gjinj.
Strijat, pas lindjes, mund të zbehen të bëhen më pak të dukshme, por ndonjëherë mund të mbeten në lëkurë dhe të duken si vragë. Mendohet se strijat shfaqen më shumë te disa gra për shkak se trupi i tyre prodhon më tepër kortikosteroide. Kortikosteroidet e zvogëlojnë sasinë e kolagjenit në lëkurë. Kolagjeni është një proteinë e cila e mban lëkurën të tendosur.
Te shumica e shtatzënave lëkura duhet të ndihmohet në mënyrë që të ruhet sa më shumë që është e mundur gjatë nëntë muajve të shtatzënisë.
Bëni masazhe lëkurës dhe hani shëndetshëm. Duke e masazhuar lëkurën ju e përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe rrjedhimisht e stimuloni përtëritjen e indeve.
Është shumë e rëndësishme që të hani ushqime që kanë vitaminë E, vitaminë C dhe zink që e ndihmojnë lëkurën të jetë e bukur.
Kur pini shumë ujë ju i ndihmoni trupit tuaj në shumë aspekte, përfshirë edhe hidrimin e lëkurës.
Filloni ta lyeni lëkurën që nga fillimi i shtatzënisë. Zgjidhni kremrat që kanë vitaminë E ose vitaminë A; poashtu, janë shumë të mira edhe kremrat që përmbajnë AHA (alfa hidroksi acide). Në treg ka shumë lloje kremrash në reklamat e të cilave ju premtohet se i parandalojnë strijat. Mos u influenconi nga premtimet e tyre!
Nuk ka fakte se kremrat e parandalojnë formimin e strijave, por ka fakte se nëse e lyeni lëkurën rregullisht ju e zvogëloni mundësinë e shfaqjes së strijave, sepse e përmirësoni qarkullimin e gjakut në lëkurë.
Mos hani për dy veta! Gjatë muajve të shtatzënisë ju do të keni oreks të shtuar dhe patjetër që do të shtoni në peshë, por nuk keni nevojë që të hani dyfish më tepër. Shtatzënat kanë nevojë për 500 kalori shtesë, por përpiquni që këto kalori t’i merrni me ushqime të shëndetshme.
Nëse i përfillni këto rekomandime ju do të shtoni peshë gradualisht dhe pas lindjes këta kilogramë të shtuar do t’i “shkrini” shumë lehtë. Orientimisht deri në javën e 12 është normale që të shtoni 1 deri 2 kg. Nga java 12 deri 28 është normale që të shtoni 300 deri 400 gram në javë dhe nga java 28 deri 40 është normale që tē shtoni 1 deri 3 kilogram në muaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë
Si të kontrolloni reagimet agresive të fëmijës?
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Pse ndonjëherë vagjina mban erë të keqe?
Nëse një mashkull sillet kështu, ai është krenar që është partneri juaj – pohon ekspertja
A jam unë shtatzënë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin