Si t’i dalloni njerëzit me aurë të zezë: Personat më toksikë të cilët ecin në tokë!
Aura nuk përcakton kush jemi ne, por i përgjigjet pyetjes “çfarë jemi”, përkatësisht sa jemi shpirtërisht të zhvilluar
Çdo ndryshim yni në vetëdije, energji, emocione, veprime dhe në përgjithësi në jetë, ka ndikim në aurë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo kush janë personat të cilët kanë aurë të zymtë, të zezë?
Aura e zezë shpesh kuptohet gabimisht si diç krejtësisht negative, gjë që do të duhej të na frikësonte, mirëpo nuk ka arsye për frikë.
Aura e zezë është ndryshe nga aurat e tjera, mirëpo edhe ajo me vete bart të mira të caktuara. Nuk mund të mohojmë që aura e zezë ka karakteristika negative.
Njerëzit me aurë të zezë janë “vampirë energjikë”, sepse thithin energjinë nga burime të ndryshme në vend që të përhapin dhe ndiejnë energjinë e tyre.
Disbalanca e tillë energjike ka pasoja të këqija për ata vetë, si edhe për ambientin e tyre. Secila aurë mund të jetë e errësuar me ndonjë hije dhe mund të ndryshojë ngjyrat nga e shndritshmja deri te nuancat më të errëta. Sa më e errët të jetë ngjyra, në gjendje më të keqe është aura.
Ballafaqimi i përditshëm me situatat stresuese, lajme të këqija, energji negative, aura jonë ndotet dhe bëhet gjithnjë e më zymtë dhe më e errët, nëse nuk e mirëmbajmë dhe nuk e kurojmë.
Si krijohet aura e errët?
Aura e errët më së shpeshti krijohet për shkak të mosrespektimit të qenies vetjake, vetëkritikës dhe poshtërimit të vetes. Atëherë negativiteti fillon të rrethojë trupin dhe shpirtin dhe krijohet aura e zezë.
Si të lirohemi nga aura e zymtë?
Lirimi nga aura e zymtë nuk është i thjeshtë dhe nuk ndodh brenda natës. Ju nevojitet pastrimi shpirtëror në mënyrë që aurën vetjake ta freskoni dhe ta transformoni në aurë të shndritshme, në energji pozitive.
Është e mundshme që aurën e zymtë ta transformoni në aurë tepër të mrekullueshme të shndritshme, por vetëm nëse përpiqeni edhe t’i përkushtoheni shpirtit tuaj dhe gjendjes energjike.
Mënyra më e mirë është meditimi ose lutja
Ato janë momente kur kemi rastin ta ndiejmë dhe ta kuptojmë shpirtin tonë. Ta kuptojmë veten, ta pranojmë qenien tonë dhe të fillojmë ngadalë ta duam sinqerisht veten. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian