LAJMI I FUNDIT:

Si t’i bartni pjesët e bardha të veshjeve këtë dimër

Si t’i bartni pjesët e bardha të veshjeve këtë dimër

Të mos frikësohemi nga njollat e tmerrshme të cilat në rroba të bardha nuk mund t’i fshehim, por as të kamufluara t’i veshim dimrit për 24 orë nga koka deri te thembrat!

Kombinimi, krejt bardh, shkon aq natyrshëm bashkë me idilin dimëror, duke i dhënë personit një freski dhe notë bashkëkohore, transmeton Telegrafi.

E bardha, krijon menjëherë idenë e dritës, freskisë, elegancës dhe pastërtisë, transmeton Telegrafi.


Stilistët kanë krijuar një sërë veshjesh me këtë ngjyrë, e cila është lehtësisht e kombinueshme dhe e përshtatshme për çdo stil.

Kjo ngjyrë sipas stlistëve mund të jenë shumë mirë e përshtatshme dhe në sezonin e ftohtë të dimrit, duke na kujtuar pastërtinë e dëborës.

Nga veshjet e sipërme si pelerina, pallto etj deri tek aksesorët, ja çfarë duhet për të qenë në modë!

/Telegrafi/