Në jetën reale, trupat e femrave nuk janë si ato të modeleve që zgjidhen për të reklamuar veshjet e firmave të ndryshme. Sot, modeli është ai i vajzave elegante, pa bark, pa vithe, me krahë e këmbë të holla, ashtu si dikur kanë qenë femrat e kolme, me të gjitha harqet natyrore të trupit. Nuk e dimë kur do ndryshojë ky model apo jo, por megjithatë, jeta reale nuk është katalog mode.
Në të vërtetë mjafton të kemi parasysh disa këshilla dhe mbi të gjitha të ndërrojmë mënyrën e të menduarit.
Të gjitha mund të vishemi me stil dhe bukur, po aq sa vajzat në katalogë dhe pse nuk kemi trupin e tyre edhe pse kjo sot duket e vështirë. Në të vërtetë mjafton të kemi parasysh disa këshilla dhe mbi të gjitha të ndërrojmë mënyrën e të menduarit.
Mos kërko dyqane me masa të mëdha. Ti mund të shkosh në çdo dyqan me veshje dhe të kërkosh numrin tënd. Nuk ke pse synon dyqanet që reklamojnë masat e mëdha që mund të kenë prerje standarde e të mërzitshme, sikur të kesh masë të madhe, të ishte një hall i madh.
Mund të veshësh më shumë stile seç mendon. Duke kërkuar në çdo dyqan, ti mund të zbulosh që mund të mbash edhe veshje që i quaje si të papërshtatshme, duke qenë që kishe parë me to vetëm vajza të dobëta.
Provoji rrobat. Sekreti kryesor është që t’i provosh rrobat që të pëlqejnë. Shpesh themi që kjo veshje nuk bën për trupa të shëndoshë. Nuk mund të jesh kurrë e sigurt pa e provuar.
E zeza nuk është e vetmja ngjyrë. Me këtë ngjyrë dukesh më elegante, por mos mendo ta shndërrosh gardërobën në një varg veshjesh të hirta. Guxo me ngjyrat. Ato të japin dritë dhe gëzim. Mos hiq dorë nga një xhaketë me ngjyrë të fortë mbi fustanin e zi, nga aksesorët e mëdhenj, një shall i bukur, apo një bluzë plot ngjyra nën kostum.
Thekso pjesën tënde më të bukur. Një trup i kolmë mund të mos jetë në modë, por kush e tha që nuk është seksi apo i bukur. Sigurisht ti mund të kesh rezerva për disa pjesë të trupit dhe ato mund t’i maskosh për të mos kërcënuar vetëbesimin tënd, por mos harro të vësh në pah ato pjesë që të pëlqejnë, si për shembull dekolteja që mund të vihet në pah në mënyrë elegante.
Zgjidh të brendshme cilësore. Të brendshmet kanë një peshë shumë të madhe për pamjen e përgjithshme. Nëse ato janë cilësore dhe fiks për trupin tënd do bëjnë që edhe rrobat sipër të duken më mirë, duke shmangur gjithë anët joestetike që intimet e papërshtatshme nxjerrin në pah.
Pas trupit? Po! Sapo shtojmë disa kg ashtu si edhe ato vajza e gra që kanë krijuar prej kohësh një siluetë të rrumbullakosur zgjedhin rehatinë që japin rrobat e gjera. Më e mira është të zgjedhësh veshje edhe pas trupit, por që të rrinë mirë, ose të vendosësh një rrip në mes për të krijuar një siluetë më të këndshme sesa të zhytesh në rroba masive që të tregojnë më të shëndoshë.
Këpucët me taka, po, nëse di t’i mbash. Takat të japin një siluetë të re dhe më elegante, por kujdes! Duhet të ecësh mirë me to. Në të kundërt më mirë zgjidh një palë këpucë të sheshta me një shtresë të rehatshme poshtë thembrës dhe përpiqu të mbash trupin drejt.
Mos i shto vetes volumin e veshjeve. Është mirë që peliçet me qime të gjata dhe të gjitha veshjet pelush t’i zëvendësosh me disa veshje pak më minimaliste dhe me më pak pretendime për hapësirë.
Merru me sport. Kjo nuk është këshillë veshjeje, por efekti i sportit në silhuetën, ecjen dhe qëndrimin tuaj është shumë herë më i rëndësishëm sesa ai i çdo lloj veshjeje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVeshja e Jenner është shembulli i përkryer për të kombinuar xhinset me këpucë
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Rezultate të papritura: Fëmijët e këtillë në të ardhmen do të fitojnë më së shumti
Nëse bëni seks në këto pozicione, do të keni binjakë!
Është publikuar lista e dhjetë supermodeleve më të bukura në botë sipas raportit të artë
Cila është dieta e Kate Middleton? Zbulohen ushqimet e preferuara të Dukeshës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova