LAJMI I FUNDIT:

Si do të veprojë LDK-ja për ofertën e Veselit (Video)

Si do të veprojë LDK-ja për ofertën e Veselit (Video)

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa ka deklaruar se nuk ka informacione nëse oferta e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, që pritet t’i bëhet partive opozitare, është diskutuar edhe me kreun e LDK-së Isa Mustafa.

Bajram Gecaj, në emisionin “Politikë” me Sejdi Demirin, është shprehur i bindur se nëse Veseli e diskuton këtë ofertë me Mustafën, ai do ta konsultojë edhe më organet e LDK-së.


I pyetur nëse oferta mund të behët vetëm nga ana e PDK-së pa konsultimin e LDK-së, Gecaj ka thënë se partitë janë të veçanta dhe pastaj mbetet nga LDK-ja që ta pranojë ose jo këtë ofertë.

Por, Gecaj ka insistuar që nëse oferta vjen nga koalicioni, ajo duhet diskutuar dhe se Mustafa e Veseli nuk mund ta rrezikojnë koalicionin duke mos e diskutuar një çështje kaq të rëndësishme. /Gazeta Tribuna/