Ushtrim që do ta adhuroni

Ekzistojnë mënyra të shumta që të motivoheni për ushtrime edhe në shtëpi.

Nëse keni një litar për kërcim, me ndihmën e saj mund t’i bëni disa ushtrime të thjeshta në shtëpi.

Litari për kërcim pa dyshim është një ndër kardio-ushtrimet më efikase, transmeton Telegrafi.

Më herët studimi ka zbuluar që vetëm 10 minuta kërcim në ditë krahasohet me vrapimin prej 30 minutave.

Pa marrë parasysh a jeni fillestar apo profesionist në përdorimin e litarit për kërcim, këto janë teknikat të cilat duhet t’i provoni.

∙ Kërcimet standarde: 20 sekonda
∙ Pushimi: 10 sekonda
∙ Kërcimet e këmbës së djathtë: 20 sekonda
∙ Pushimi: 10 sekonda
∙ Kërcimet e këmbës së majtë: 20 sekonda
∙ Kërcime të larta: 20 sekonda
∙ Pushimi: 10 sekonda
∙ Kërcime standarde: 20 sekonda
∙ Pushimi: 10 sekonda
∙ Pastaj pushoni për një minutë

Koha totale e ushtrimit: 17.5 minuta

/Telegrafi/