LAJMI I FUNDIT:

Si të shpëtoni nga buzët e plasaritura dhe të çara

Si të shpëtoni nga buzët e plasaritura dhe të çara

Kujdesi i buzëve gjatë dimrit të ftohtë do një vëmendje të veçantë. Shtresa e jashtme e buzëve është jashtëzakonisht e hollë dhe nuk ka gjëndra dhjamore për të mbrojtur buzët, ato kanë tendencë që të plasariten deh çahen.

Ja ku keni disa këshilla që funksionojnë me të vërtetë për t’i dhënë buzëve tuaja pamjen që kërkoni.

Hidratojini
Një nga arsyet kryesore të çarjes së buzëve është dehidratimi. Kur buzët tuaja çahen në fakt janë duke ju thënë se janë të etura. Sigurohuni që të pini shumë ujë gjatë ditës.

Bëni skrubin e buzëve
Pastrimi i buzëve një herë në javë shërben për të hequr qelizat e vdekura e të thata dhe të zbulojë buzët e buta. Provoni një skrub të bërë në shtëpi me sheqer kafe dhe vaj ulliri. Nëse ju mungon dëshira dhe vullneti,atëherë mund ta blini në barnatore. Ekzistojnë me shije të ndryshme si vanilje, krem karamele etj.


Mbajini të buta
Të kesh një zbutës të mirë buzësh është thelbësore për buzë të lumtura. Dhe zbutësit më të mirë janë ata pa kimikate dhe me përbërës natyralë si vaj kokosi, gjalpë shea, dyllë blete, etj. Sigurohuni ta vendosni zbutësin direkt pasi të keni larë fytyrën, në mënyrë që ti jepni buzëve tuaja hidratimin e nevojshëm pas larjes.

Mos i lëpini buzët
Kur buzët janë të thara, instinkti i parë është që t’i lëpini. Por një gjë e tillë vetëm sa e përkeqëson situatën. Pështyma do të thahet dhe do ti bëjë akoma më keq buzët të plasaritura dhe të dhimbshme. Këtu ju vjen dorësh mbajtja e një zbutësi buzësh gjithnjë me vete.

Hani perime
Sipas një studimi, aciditeti i lartë në trup mund të shkaktojë plasaritjen e buzëve dhe konsumimi i perimeve rregullon nivelin e Ph-së. Shmangni ushqimet pikante dhe të kripura. Ato mund të irritojnë buzët dhe shkaktojnë inflamacion, që do ngadalësojë procesin e shërimit. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç'duhet të bëni për ta parandaluar

Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç'duhet të bëni për ta parandaluar

Shtatzëna
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Kalo në kategori