Zgjedhjet e vogla të përditshme i japin fëmijës guximin për vendime të mëdha në të ardhmen

Të jesh prind nuk është një punë e lehtë. Çdo ditë keni sfida të reja, por një gjë është e sigurt: fëmija juaj duhet të mësojë të menaxhojë vetë. Si të rritni një fëmijë të pavarur me vetëbesim.


Roli i prindit

Roli i prindërve është të mbrojnë, edukojnë dhe drejtojnë të voglin që një ditë të bëhet i rritur, i përgjegjshëm dhe i pavarur. Mësoje të dijë se ti je miku i tij më i mirë, te i cili mund gjithmonë të kërkojë këshilla, por lëreni të zgjedhë, mësoni të zgjedhë në mënyrë që varësia e tij nga ju të jetë sa më e vogël. Në një farë mase, ka të bëjë edhe me menaxhimin e emocioneve, me motivimin, përkushtimin dhe kënaqësinë kur arrihet diçka.

Mbështeteni në zgjedhjet e tij

Mësojeni fëmijën që nga mosha e hershme të bëjë zgjedhje, qoftë për rrobat që do të veshë nesër, ushqimin që do të hajë, apo mënyrën se si do ta kalojë kohën e lirë. Jepini gjithmonë disa opsione dhe bëjeni të kuptojë se vendimi është në duart e tij, se mendimi i tij ka rëndësi për ju.

Mos e ngarkoni me konceptin e përsosmërisë kur bëhet fjalë për vlerat dhe aftësitë e tij. Mbani mend se çdo fëmijë e sheh ndryshe çdo situatë. Përndryshe, kjo ide e rreme e përsosmërisë mund të krijojë iluzione të dëmshme dhe ndjenja inferioriteti që do t’i kushtojnë në të ardhmen. Ndihmojeni të përqendrohet te përpjekja dhe rezultati; inkurajojeni të provojë gjëra të reja, të kapërcejë kufijtë e vet dhe të dalë nga zona e rehatisë, transmeton Telegrafi.

Mësojeni të kuptojë konceptin e familjes

Familja është qeliza bazë e shoqërisë dhe secili anëtar ka rolin e vet të përcaktuar. Këtë duhet ta kuptojë edhe fëmija juaj. Punët e shtëpisë duhet të ndahen në mënyrë që të vlerësohet kontributi i secilit.

Fëmija duhet të mësojë se gjithçka ndodh me një qëllim dhe se çdo problem ka zgjidhje.

Çdo problem mund të zgjidhet

Kjo mësim do ta ndihmojë fëmijën të bëhet një person i përgjegjshëm që gjithmonë përpiqet të rregullojë gjërat përreth, në vend që t’i hedhë ose t’i harrojë ato. Përmbajuni nga zgjidhja e menjëhershme e çdo problemi në vend të tij, lëreni të mendojë, të kërkojë dhe të gjejë zgjidhje, në mënyrë që të shfrytëzojë plotësisht potencialin e vet.

Mësojeni të ndërmarrë çdo javë diçka të re, diçka argëtuese që do ta ndihmojë të zhvillojë shqisat dhe të shoqërohet me njerëz. Kështu do të krijojë dallimin mes rutinës dhe detyrimit.

Edhe pse ideja e rritjes së fëmijës mund të duket sfiduese dhe përgjegjësia shumë e madhe, gjatë këtij procesi ju do të shihni se si ai shndërrohet në një të rritur të mirë, të edukuar e të pjekur para syve tuaj, dhe bashkë do të gëzoni për arritjet e tij. Konsiderojeni si të dobishme që fëmija juaj, që nga moshë e hershme, të njohë potencialin e vet dhe të mësojë të ja dalë i pavarur. /Telegrafi/