LAJMI I FUNDIT:

Si të përshpejtojmë rritjen e thonjve?

Si të përshpejtojmë rritjen e thonjve?

Për të pasur thonj të shëndetshëm dhe që rritja e tyre të bëhet në mënyrë të rregullt, ndikojnë faktorë të shumtë.

Mirjeta Shtufi
Estetiste e thonjve
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
www.estethica-ks.com
facebook.com/estethica.prishtine

Disa nga faktorët më të rëndësishëm janë:

– gjendja e rregullt shëndetësore
– ushqimi i shëndetshëm
– mirëmbajtja e tyre

Sipas hulumtimeve, thonjtë rriten mesatarisht 3-4 mm në muaj. Më shpejtë rriten gjatë stinës së verës për arsye të temperaturave të larta, por edhe gjatë shtatzënisë, rriten më shpejtë thonjtë e duarve në krahasim me të këmbëve.

Poashtu, është vërejtur se personat të cilët kanë gishta më të gjatë, kanë thonj më të gjatë në krahasim me personat të cilët kanë gishta më të shkurtër.

Në qoftë se vëreni ndonjë ndryshim në thonjtë tuaj, atëherë konsultoheni me mjekët apo estetistët.

Njëri nga faktorët kryesor që mund të shkaktojë ndryshim në thonj, është mungesa e vitaminës B7 (biotin). Mungesa e kësaj vitamine mund të ndodh tek personat të cilët kanë probleme me tretjen, vegjetarianët dhe veganët afatgjatë.

Ushqimi i dobët mund të ngadalësojë rritjen dhe të ndikojë në shëndetin e tyre.

Thonjtë janë të ndërtuar nga proteinat dhe është shumë e rëndësishme që të marrim sasi të mjaftueshme të proteinave. Mund të përmendim disa lloje të ushqimeve të cilët ndikojnë në strukturën e thoit: vezët, peshku, midhjet, mishi i kuq, bademet, boronicat, birra, vitamina D.

Në rast se nuk marrim sasi të mjaftueshme të proteinave në ushqime, mund të vërejmë njolla të bardha në thonj. Kjo nuk është shqetësuese, por është një shenjë e cila tregon mungesën e proteinave në trupin tonë, posaçërisht mungesës së zinkut.

Thonjtë e bukur dhe të pastër tregojnë shumë për ju, duke shikuar thonjtë ju mund të krijoni një mendim për atë person duke pasur parasysh që janë gjëja e parë të cilët bien në sy.

Për këtë arsye ne ju rekomandojmë që së paku një herë në muaj të vizitoni qendrat estetike profesionale. /Telegrafi/