LAJMI I FUNDIT:

Si të pajtoheni me ish-parterin – mos flini menjëherë me të

Si të pajtoheni me ish-parterin – mos flini menjëherë me të
Foto: Dreamstime

Disa njerëz konsiderojnë që seksi është hapi i parë për t’u pajtuar me partnerin, mirëpo në fakt nuk është kështu

Seksi me ish-partnerin rrallëherë është plani i duhur nëse dëshironi të pajtoheni, shkruan YouTango, përcjell Telegrafi.

Këto janë tri arsye përse seksi i ri si hap i parë është ide e keqe:


1. Vendosni standarde të ulëta

Nëse menjëherë flini me ish-partnerin, vendosni standardin që ai nuk e sheh të arsyeshme që “t’ju bëjë” sërish për vete.

2. Do t’i ndihmoni që ta kalojë dhembjen që i ka shkaktuar ndarja

Nëse flini me ish-partnerin, mbase mendoni që e keni bërë sërish për vete, mirëpo rezulton që pikërisht i ndihmoni që ta kalojë më herët dhembjen.

Duke fjetur me ju, ai në të vërtetë i shëron plagët e veta nga ndarja.

3. Do t’ia rrisni vetëbesimin

Ish-partneri me siguri ndihet keq për shkak që jua ka thyer zemrën. Për këtë shkak mund të ndihet si person i keq i cili nuk e meriton dashurinë tuaj. Ajo ndjenjë shpesh mund ta kthejë në përqafimin tuaj në mënyrë që të ripërtërijë lidhjen.

Mirëpo, nëse flini me të para se ai të përpiqet sërish t’ju bëjë për vete, kjo mund të dërgojë sinjal që vërtet nuk e konsideroni përgjegjës për ndërprerje të lidhjes dhe sërish do t’ia rrisni vetëbesimin.

Pra, si ta bëni sërish për vete?

Hapi i parë për kthimin e ish-it është gjithmonë një periudhë ‘pa kontakt’, vlerëson Brad Browing, një ekspert dashurie.

Kjo do të thotë që ju të mos telefononi, dërgoni mesazhe ose të komunikoni me të në asnjë mënyrë për të paktën 30 ditë.

– Pas ndarjes, ne shpesh jemi të mbingarkuar nga ndjenjat negative për personin tjetër, qoftë si një mekanizëm mbrojtës apo ka të bëjë me konfliktin që vjen me ndarjen. Sa më gjatë që të prisni, aq më shumë ndjenjat negative zbehen dhe të gjitha kujtimet e lumtura rishfaqen. Gjithashtu, sa më gjatë të presësh, partneri yt ndjen më shumë dhimbje emocionale, të cilat e tërheqin gjithnjë e më shumë – thotë Browing.

Vetëm kur rinovoni ndjenjat dhe marrëdhënien tuaj, mund të flini përsëri me partnerin tuaj. /Telegrafi/