Treni serb, i cili në mënyrë të turpshme u kthye nga ishte nisur, është manifestim i mendësisë primitive serbe. Kjo mendësi, e kultivuar nga Kisha Ortodokse Serbe dhe e bartur te elitat intelektuale dhe politike e Serbisë, ka karakter agresiv në raport me shqiptarët.
Historikisht, që nga viti 1912 agresiviteti serb, në drejtim të shqiptarëve është manifestuar në format më brutale e me përmasa gjenocidale. Vetëm gjatë viteve 1998-99, serbët u përfshinë në masakrat masive kundër shqiptarëve, duke vrarë gjakftohtë mbi 11 mijë civilë shqiptarë, duke dhunuar rreth 20 mijë gra dhe duke i mbajtur të zhdukur mbi njëmijë persona. Dhe, nuk është sekret se i gjithë ky krim është bërë me inspirimin dhe bekimin e Kishës Ortodokse Serbe dhe se shumica e elitës politike të tanishme serbe, përfshirë presidentin Tomisllav Nikoliq dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq, janë kriminelë, sepse në mënyrë direkte apo indirekte janë pjesë e këtij krimi masiv.
Deri në momentin kur krimineli të izolohet apo eliminohet, gjasat për të kryer krimin e radhës janë permanente. Prandaj, Kosova, institucionet e saj, këtë fakt duhet ta marrin seriozisht, në mënyrë që gjeneratave që vinë t’ju ofrojmë ardhmëri të sigurt.
Pas vitit 1999, në mjedisin gjeopolitik ballkanik janë krijuar rrethanat të reja të cilat Serbisë i pa mundësojnë shfrenimin sadist ndaj të shqiptarëve. Këto rrethana përfshijnë shumë aspekte të cilat lidhen me politikat e sigurisë në hapësirat ballkanike, ku ndër themeloret është prania e NATO-së dhe vendosmëria e saj për të ruajtur paqen me çdo kusht. Pavarësisht manovrave ruse, me tentim të dekompozimit të NATO-s dhe zërave nga administrata Donald Trumpit për rikonfigurim të raporteve me NATO-n dhe Evropën, balancat gjeopolitike në nivel global do të jenë të ekuilibruara, ku “fuqia amerikane edhe në këtë shekull do të jetë e pashoq” (Zbigniew Brzezinski).
Fatkeqësia është se kusur i ruajtjes së këtyre ekuilibrave, edhe për një kohë do të jetë mos konsolidimi i demokracisë në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, në vendet e vogla aziatike, në Gjirin Arabik dhe në Turqi. Këto vende do të jenë pre e ndërhyrjes ruse, e diktatorëve dhe oligarkëve të mbështetur nga Rusia që me qëllim të ruajtjes së influencës së saj do të mbështesë pushtetin autoritar të tyre.
Evropa dhe Ballkani kanë përmbyllur ciklin e ridefinimit dhe pozicionimit gjeopolitik, ku problemet e vogla si Serbia janë të menaxhueshme pa sforcime të mëdha. Aktualisht, pozicioni gjeografik i Kroacisë dhe potenciali i saj ushtarak i mbështetur nga një shtytje e vogël e perëndimorëve, është i mjaftueshëm për ta urtuar Serbinë e jargosur.
Ruajtja e Kosovës së pavarur nga agresioni eventual ushtarak, në radhë të parë përfshin aspekte politike. Dhe, bazik është stabiliteti politik i Kosovës i mbështetur në doktrinën rugoviane, “Kosova shtet i pavarur, i integruar në BE dhe NATO, me marrëdhënie speciale me SHBA-të”. Çdo devijim i këtij kursi rrezikon skajshmërisht ekzistencën e shtetit të Kosovës dhe qenien shqiptare në hapësirat jashtë shtetit amë. Serbia është e vetëdijshme se shtylla vertebrale e ekzistencës së Kosovës shtet është pikërisht kjo doktrinë dhe ajo që nga viti 1996 e sulmon atë duke krijuar kauza anti-perëndimore – fillimisht përmes doktrinës marksiste-leniniste, kurse pas vitit 2000 përmes kauzave “folk”-nacionaliste për bashkimin e trojeve shqiptare, përmes kauzës “shqiptarët popull me identitet lindor” të artikuluar nga Rexhep Qosja, e të cilat pastaj prodhuan kauzat e ekstremizmit fetar të orientuar jo kundër Serbisë po kryesisht kundërt vlerave të civilizimit perëndimor. Si mjetin më të ri kundër aleancës Kosovë-SHBA, kemi lansimin nga Lëvizja Vetëvendosje të një kauze të re se: “Ndihma amerikane për Kosovën është me qëllime hegjemonie”.
Faktor tjetër i cili ruan stabilitetin politik të Kosovës dhe orientimin perëndimor të saj është funksionimi i rendit demokratik dhe shtetit ligjor. Këto dy postulate, që mundësojnë zhvillimin normal të shtetit, që nga viti 2000, janë objektiv i sulmeve serbe përmes Luftës Speciale, e cila përmes agjenturës së saj është duke ndërmarrë operacione të fshehta, të orientuara në fushat që kanë ndikim psikologjik te popullata, në mënyrë që me kalimin e kohës ose të shkaktojë gjendjen e depresionit dhe paperspektivës, ose të krijojë efekte që i konvenojnë Serbisë.
Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy nga fushat në të cilat shërbimet serbe operojnë me qëllim të dobësimit të funksionimit të shtetit të Kosovës, e që si synim ka prishjen e imazhit të saj para faktorit ndërkombëtar dhe krijimin e situatave të ngjashme me marsin 2004, për krijim të pretekstit të intervenimit ushtarak “për të shpëtuar serbet dhe trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë”.
Aspektet ushtarake të ruajtjes së sovranitetit të Republikes së Kosovës nga agresioni eventual ushtarak i Serbisë, duhet të nisen nga një premisë historike: nga viti 1912 e deri me 1999, forcat ushtarake serbe janë përdorur kundër civilëve, formacioneve të vogla të kaçakeve dhe formacioneve guerile të paorganizuara ushtarakisht. Për shkak të epërsisë profesionale, në numër dhe pajisje, ato ia dolën që të masakrojnë popullatën shqiptare gjithandej kah kanë kaluar. Historia e konfliktit serbo-shqiptar njeh vetëm dy beteja të zhvilluara në mes të formacioneve të rregullta ushtarake dhe të cilat Serbia i ka humbur. E para ka qenë “Beteja e Loxhës” dhe e dyta “Beteja e Koshares”.
Gjithashtu, edhe gjatë luftimeve në ish-hapësirat Jugosllave, në betejat me formacionet e organizuara ushtarake sllovene dhe kroate, Ushtria serbe – ndonëse e armatosur me armatim superior – është tërhequr e turpëruar. Beteja e Vukovarit e vitit 1991 është ilustrimi më i mirë: edhe pse ajo përfundon me marrjen e Vukovarit nga Armata Popullore e Jugosllavisë, epilogu i saj kishte një kosto të madhe. Ndonëse formacionet ushtarake kroate ishin në fillim të konsolidimit të tyre dhe me armatim modest, në saje të udhëheqjes nga oficerë profesionistë, arritën që serbëve t’ua vrasin mbi 10 mijë ushtar, t’i shkatërrojnë rreth 600 tanke dhe mjete të blinduara si dhe 20 aeroplanë. Kurse, humbjet e Ushtrisë Kroate të jenë në 2,679 ushtarë dhe personel të angazhuar në luftë. Këto të dhëna serbet u munduan t’i mbajnë të fshehura, por gjyqi i organizuar në Beograd kundër oficerëve që komanduan këtë betejë, në aktakuze kishte “komandimin e dobët dhe harxhimin e tepërt te fuqisë njerëzore dhe teknikës luftarake”.
Nisur nga kjo premisë historike, në rast të një agresioni ushtarak serb në Kosovë, faktet flasin për një përgjakje të Ushtrisë serbe nga ana kosovare. Dhe, kjo mbështetet në faktin se ne kemi një Forcë që po i themi e Sigurisë, e strukturuar sipas standardeve të ushtrive moderne; e stërvitur nga instruktorë të ushtrive moderne; me oficerë të shkolluar në akademitë më prestigjioze; dhe, me një kujtesë të freskët për barbarinë serbe e cila krijon moral të lartë për të mbrojtur vendin e tyre.
Kjo Forcë, ndonëse në shikim të parë duket inferiore për shkak të mungesës së faktorit teknik, aspak nuk e minimizon rolin e saj, ngase ngritja profesionale garanton mundësi të shpejta të mobilizimit dhe të futjes në përdorim të armatimeve dhe sistemeve që e ndalin përparimin e teknikës së vjetërsuar ushtarake serbe. Këto kapacitete fuqizohen shpejtë nga fakti se pas njohjes së shtetësisë së Republikës së Kosovës nga ana e SHBA-ve, dekreti i dytë që presidenti George W. Bush nxjerr në raport me Kosovën është ai i “lejimit të blerjes së armatimit në SHBA nga ana e Kosovës”!
Gjithashtu kemi një Polici të Kosovës me një efektiv prej mbi 8,000 personave, e stërvitur dhe e pajisur nga instruktorë të policive moderne.
Krejt çka u mbetët elitave politike të Kosovës është që të ruajnë stabilitetin politik të vendit, të luftojnë krimin dhe korrupsionin, të zhvillojnë demokracinë dhe ekonominë, të mos bien pre e kauzave të rrejshme të cilat krijohen në laboratorët antishqiptare. Kjo garanton sovranitetindhe ardhmërinë e Kosovës, duke e detyruar zmbrapsjen e turpshme të Serbisë nga aventurat kriminale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje