Përcaktimet në moshë të mesme çojnë njeriun në rrugë të shëndetshme ose në vdekje.
Në moshën mesatare të jetës (50-60), është një udhëkryq në rrugën e njeriut të shëndoshë. Njëra kahe çon në dy ose tri rrugë që shtrihen drejt arritjes moshës 85 vjeçare. Kjo rrugë, në krahasim me tjerat mund të jetë në raport 1:5.
Studimet nxjerrin në shesh gjashtë faktorë, të cilat të çojnë në një pleqëri të shëndetshme dhe ata janë:
* Të mos pihet duhani
* Jo më shumë se sa dy gota alkool në ditë
* Sheqeri normal në gjak
* Tensioni normal i gjakut
* Të mos keni mbipeshë
* Fuqia fizike
Rreziku më i madh individual vjen nga duhani dhe pirja e më shumë se tre pijeve alkoolike në ditë, sheqeri i lartë ose tensioni i lartë në gjak. Njerëzit të cilët i kanë të gjashtë faktorët, kanë vetëm 22% shanse për të jetuar 85 vite dhe vetëm 9%, shanse të jenë të shëndetshëm nëse jetojnë më gjatë se aq.
Njerëzit më të shëndoshë janë jo duhanpirës, të fortë, të padhjamë, të qetë, me shtypje normale dhe nivel normal të sheqerit në gjak. Njerëzit e tillë kanë 69% shanse të mbijetojnë mbi moshën 85 vjeçare dhe 55% shanse të jenë të shëndetshëm në këtë moshë, bëjnë të ditur studimet nga Universiteti i Hawait, transmeton Telegrafi.
Shtyllat kryesore të shëndetit
Në ditët e sotme njerëzit jetojnë më gjatë dhe bëjnë jetë më të shëndetshme. Por shumica e tyre të cilët arrijnë në vitet më të shtyra të pleqërisë janë femrat.
Më tepër se dy herë më shumë femra arrijnë në moshën 85 vjeçare se sa meshkujt; tre herë më shumë arrijnë moshën 90 vjeçare; dhe katër herë më shumë festojnë ditëlindjen me 100 qirinj. Është e qartë se faktorët e lidhur me pleqërinë e shëndetshme dallojnë nga meshkujt tek femrat.
Martesa faktor për jetë më të gjatë
Burrat nuk mund të mbijetojnë pa bashkëshorten. Gratë sigurisht munden. Ato mund të harlisen edhe pa bashkëshortët. Kështu që me sa duket ka disa dallime shumë të theksuara dhe të rëndësishme mes gjinive për një pleqëri të shëndoshë. Faktori i dytë social, që kanë gjetur Willcox dhe kolegët e tij është edukimi.
Njerëzit me më pak arsim të lartë kanë një ekstra rrezik për vdekje para moshës 85, megjithëse të vogël, por domethënës (17 %). Por mos përfundimi i shkollimit, ul shanset e të qenit fizikisht dhe mentalisht i shëndetshëm në një moshë mbi 85 vjeçare.
Por, mund të ketë edhe faktorë të tjerë, ende të pa zbuluar. Për shembull, disa ekspertë të tjerë thonë se të qenit prind luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e njerëzve. Por, nuk dihet ende se si mund të ndikojë kjo, për shkak se nuk është hulumtuar kjo çështje.
A ka ndonjë sekret për të arritur sa më shumë vite?
Cilat janë sekretet e arritjes së një moshe të vjetër dhe të shëndetshme? Asnjë gjë e veçantë, thonë studiuesit. Për shembull studiuesit nga Hawai kanë gjetur se të pish tre ose më shumë pije alkoolike në ditë ul gjasat e mbijetesës deri në 85 vite për 97 %. Por, kjo nuk mund të aplikohet për të gjithë, derisa disa studime tregojnë dobitë nga konsumimi ditor i sasive të vogla të alkoolit.
Por, çfarë është më e rëndësishme?
Duhani, pajtohet ekspertët, është ‘kajmaku’ i vdekjes. Pas këtij faktori madhor, menaxhimi i stresit mund të jetë çelësi tjetër. Dhe, duhet mbajtur pesha e duhur, të bëhet gjimnastikë rregullisht dhe të qëndrohet në një gjendje aktive mendore dhe sociale.
Nëse jeni në një moshë të mesme, ja këshillat e ekspertëve: Së pari shko tek mjeku i juaj, bëje një kontroll të tërësishëm dhe llogarit rezultatin e mbijetesës së rrezikut. Së dyti, fillo të merresh me këta faktorë të rrezikut që i cekëm më lartë.
Nëse jeni duhanpirës, lëreni atë menjëherë. Nëse jeni me mbipeshë, dobësohuni. Filloni të lëvizni, të jeni më shumë aktiv. Bëni ca stërvitje të fuqishme. Mëso gjëra të reja vazhdimisht. Dhe nëse keni martesë të lumtur, kënaquni edhe më shumë asaj.
Mbani mend, faktorët e mësipërm janë llogaritur që nga mosha 60 vjeçare, dhe mendohet se janë më të rëndësishmit. Por nuk do të thotë se nuk ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë, andaj bëhuni të vëmendshëm në çdo hap. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ekspertët zbulojnë ushqimet që ulin libidon

Ushtrimet kundër spondilozës: Pengoni ngurtësimin e kurrizit dhe dhembjen me ndihmën e disa ushtrimeve ditore

Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit