Vapa e ditëve të nxehta të verës është në shumë raste e papërballueshme, por ajo që ju bezdis më shumë është djersitja,që duhet se nuk do ketë fund.
Por ka pesë mënyra që ju ndihmojnë që të përballoni më shumë vapën dhe që të mbani nën kontroll djersitjen:
Kujdes ushqimi
Jeni i varur nga kafeina dhe nuk mund të bëni pa të, zgjidhni një filxhan kafeje të dekafeinuar dhe të ftohtë, në vend të një ekspresi të nxehtë. Kafeina stimulon sistemin nervor duke nxitur gjendrat e djersës, sa më shumë të pinë, aq më shumë do të djersitni.
Për shumicën e njerëzve speci djegës stimulon trurin ndaj djegies dhe të detyrojë trupin që të freskohet. Kështu që konsumimi i tij nxit sërish gjendrat djersës, që duhet të rregullojnë temperaturën.
Evitoni alkoolin. Kur pini pije alkoolike temperatura e trupit rritet dhe truri aktivizon sërish gjendrat e djersës.
Evitoni stresin
Nëse jeni nën tension dhe stres, ju kaloni në një gjendje të ndryshme të djersitjes nga ajo normalja. Kështu nëse djersitja e trupi është një mekanizëm mbrojtës kundër temperaturave, djersitja nga stresi, është me erë më të keqe dhe prodhohet nga disa gjendra specifike që ndodhen nën sqetull. Nëse djersa normale, përmban vetem ujë dhe kripëra, ajo e shkaktuar nga stresi përmban dhe yndyrna dhe proteina, që veprojnë më pas baktere që gjenden në lëkurën tuaj.
Vëmendje tek veshja
Për periudha të nxehta, duhet që të hiqni dorë nga materialet sintetike dhe të zgjidhni vetëm pambukun, transmeton tvklan.al
Kujdesuni për higjenën
Në temperaturat e larta, duhet të me patjetër të bëni kujdes me higjenën, mos hiqni dore nga dushi i trupi çdo ditë dhe depilohuni, sidomos në pjesën e sqetullave. Pa praninë e qimeve deordoranti funksionin në mënyrë më të mirë kundër djersës.
Kujdes me zgjedhjen e deodorantit
Me këtë produkt duhet të keni kujdes në dhje, mirë është që të përdorni tipe që nuk përmbajnë alkool, veçanërisht kur lëkura është e irrituar.
Gjithashtu duhet të keni kujdes dhe përsa i përket, aluminit, që është një substancë që mund të penetrojë në trupin tuaj. Sipas disa studimeve mund të shkaktojë irritime, probleme me sistemin nervor dhe atë të kockave, anemi dhe kancer të gjirit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025