LAJMI I FUNDIT:

Si të kujdeseni për shëndetin mendor gjatë ndarjes

Si të kujdeseni për shëndetin mendor gjatë ndarjes

Kur një lidhje përfundon, mund ta keni vështirë ta përballoni atë dhimbje

Gjërat e zakonshme, objektet dhe vendet papritmas ju mbushin vetëm me pikëllim e dëshpërim, ndërsa gjërat më të thjeshta – siç është kryerja e punës apo gatimi – mund të duken të pamundshme për t’i kryer.


Por, ekspertët kanë treguar se cilat janë mënyrat më të mira dhe më të mençura për t’u kujdesur për shëndetin mendor pas ndarjes, transmeton Telegrafi.

Procesoni emocionet siç duhet

Në vend se vazhdimisht ta rifreskoni profilin e ish- të dashurit në Facebook, më e shëndetshme është të shkruani se si po ndiheni dhe kjo iu ndihmon të ballafaqoheni në mënyrë më të shëndetshme me ndarjen.

Kjo ju ndihmon t’i procesoni emocionet dhe ta tejkaloni më shpejt këtë proces të dhimbshëm.

Mbani mend, më keq s’ka ku shkon

Sipas Hilda Burke, këshilluese e çifteve, është e rëndësishme të mos e harroni faktin se më keq s’ka ku shkon!

Mund t’ju duket klishe, por koha me të vërtetë i shëron plagët. Përderisa kalimi i javëve dhe muajve ndihmon në zbutjen e dhimbjes, gjithashtu na jep kohë të vuajmë. Kam punuar me shumë klientë të cilëve u kam ndihmuar t’i shërojnë zemrat e thyera, ndërsa hapi i parë për ta shëruar një zemër të thyer është ta përjetoni dhimbjen – ta pranoni atë çfarë e keni humbur. Vetëm kështu mund të vazhdoni tutje”, ka shkruar ajo.

istockphoto

Bëni plane

Mund të ndiheni sikurse nuk dëshironi që fare të dilni nga shtrati, por shkëmbimi i mesazheve me miqtë për të bërë plane për vikend është një nga gjërat më të mira që mund t’i bëni.

Për shumicën e njerëzve që kalojnë në procesin e ndarjes, mbrëmjet dhe vikendet dinë të jenë koha më e vështirë sepse është koha të cilën e keni shpenzuar me partnerin.

Prandaj, kalimi i asaj kohe me miqtë ju ndihmon ta përjetoni më lehtë dhimbjen. /Telegrafi/