LAJMI I FUNDIT:

Si të krijosh dhomën e ëndrrave për fëmijën

Si të krijosh dhomën e ëndrrave për fëmijën

Vajzat janë të mrekullueshme nga të gjitha anët, por me djemtë ju mund të bëni gjëra të adhurueshme, përsa i përket dhomës së gjumit, të cilën mezi e presin

Kërkesa kryesore e prindërve është që arredimi i dhomës të zgjas së paku 5 vjet – sigurisht, mund të ndryshohen aksesorët, por dizajni i përgjithshëm dhe mobiljet duhet të mbeten të njëjta.


Këtu janë disa këshilla që ju ndihmojnë të krijoni një dhomë të mrekullueshme.

1. Zgjidhni një gamë ngjyrash fëmijërore, por jo shumë për “bebe”

Në një dhomë që nuk ka dritë, zgjodhni një ton të mesëm në mure, pra diçka jo shumë të errët dhe që nuk do ta frikësojë fëmijën.

E bardha në një hapësirë pa dritare duket e vdekur. Sigurisht, ju mund të keni ngjyra të ndritshme në dhomë, por duke e mbajtur ngjyrën kryesore të murit më të sofistikuar, ju shmangni rilyerjen për pesë vjet.

2. Kur blini mobilje, sigurohuni që ju pëlqejnë

Në këtë mënyrë fëmija nuk lodhet dhe as mërzitet me dhomën kur të shkojë në shkollë. Çdo pjesë në këtë dhomë mund të zgjasë mbi 5 vjet.

3. Zgjidhini lodrat dhe aksesorët me kujdes

Kur fëmija bën 5 vjeç, pothuajse të gjitha lodrat apo sendet që ka në dhomë janë për një bebe të vogël. Kërkojeni qëndrueshmërinë tek mobiljet, por ndryshoni aksesorët, këshillon Class.

4. Përzieni 2 deri në 3 modele për të shmangur kaosin

Duke përzier disa modele në dhomat e tyre, ju po shtoni kaq shumë zell dhe kaos, përpara se ata të përhapin lodrat, çorapet dhe çdo rrëmujë tjetër që lidhet me fëmijët. Kështu që kufizojini modelet deri në tre brenda një dhome.

5. Shtoni simetri që ambienti të duket i mbledhur

Dhomat jo-simetrike mund të jenë më tërheqëse, por simetria është argëtuese – qetëson gjërat dhe është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar për syrin tuaj. Ajo shmang hutimin, kontrastin dhe për këtë arsye është më e lehtë për t’u interpretuar dhe kuptuar.

Kur syri juaj kupton një hapësirë më mirë, ndihet i qetë. Për një dhomë fëmijësh, simetria është më e sofistikuar, por gjithashtu jep idenë se gjërat janë në vendin e duhur. Kështu që edhe kur dhoma është e çrregullt, duket më pak e çrregullt. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori