LAJMI I FUNDIT:

Si të gjesh masën e unazës për gishtin tënd në kushte shtëpie?

Si të gjesh masën e unazës për gishtin tënd në kushte shtëpie?

Nëse je nga ato vajza që nuk e di masën e unazës për gishtin tënd, ne kemi një zgjidhje për ty

Gishtat kanë masa të ndryshme gjithsesi, ndaj është ca e vështirë ta dish. Tani që opsionet online vetëm janë shtuar dhe mund të zgjedhësh unazën tënde me një klik, mirë është të dish me saktësi masën për të mos pasur probleme.


Nëse e gjete unazën që të pëlqen, vendos në cilin gisht do ta përdorësh dhe nisja nga puna me matjet.

Gjej një ngjitës/letër që ka gjerësinë e unazës që ti do dhe lidhe rreth gishtit. Mbaji të dy cepat në një vend dhe vizato një vijë në pikën kur dy fundet mbivendosen mbi njëri-tjetrin. Hiqe letrën dhe vendose pranë një vizoreje. Mat distancën nga cepi deri te vija që vizatove. Hap online një nga tabelat e matjes së unazave dhe zbulo cila është masa jote.

Opsioni i tjetër akoma më i sigurt për nga marzha e gabimit është përdorimi fizik një matëseje unaze.

Po nëse do të zbulosh përmasat e unazës në fshehtësi si të veprosh?

Një udhëzues si të gjeni se ç’masë unaze keni
Lexo po ashtu Një udhëzues si të gjeni se ç’masë unaze keni

Në këtë rast, merr një nga unazat që e ke parë personin të përdorë më shpesh dhe printo online një tabelë me disa shembuj unazash sipas formës dhe madhësisë. Në këtë rast, fletën e printuar e vendos poshtë unazës dhe provon disa nga rrathët për të kuptuar me cilin përshtatet unaza fizike.