LAJMI I FUNDIT:

Si të bini PRAPË në DASHURI me partnerin? Këto janë këshillat e PSIKOLOGËVE

Si të bini PRAPË në DASHURI me partnerin? Këto janë këshillat e PSIKOLOGËVE

Një thënie thotë se nuk mund të zgjidhni personin me të cilin bini në dashuri, sepse kjo ndodh në mënyrë të rastësishme.

Sidoqoftë, një studim i ri sugjeron se ne kemi kontroll më shumë se ç’mendojmë në zemrat dhe kokat tona. Kjo sepse psikologët kanë zbuluar se është e mundur që me vullnetin tuaj ta rritni ose zvogëloni dashurinë që e keni për dikë, transmeton Telegrafi.

Këtë dukuri ata e quajnë “rregullim i dashurisë”.


Edhe nëse nuk do të mundeshim ta kontrollojmë krejtësisht dashurinë, të paktën mund t’i japim asaj një formë.

Psikologët, pas eksperimenteve të tyre, sugjerojnë t’i ndiqni këshillat e mëposhtme për të rënë prapë në dashuri me partnerin tuaj:

* Bëni ndryshime të vogla – kjo mund të jetë përqafimi i partnerit para se të ikën për punë, apo përshëndetja e ngrohtë pasi të kthehet. Këto janë gjëra të vogla, por padyshim se bëjnë ndryshim.

* Buzëqeshni partnerit – buzëqeshja liron dopaminë, dhe mundësitë janë të mëdha që edhe ai do t’jua kthejë buzëqeshjen.

* Mendoni pozitivisht – fokusohuni në gjërat që ju pëlqejnë rreth partnerit, imagjinoni kohëra të lumtura në të ardhmen dhe shkruani ato diku.

* Bëni seks – edhe nëse nuk ju pëlqen, seksi është i rëndësishëm sepse studime të shumta kanë treguar që njerëzit duken më joshës në lidhje pas seksit.

* Bëni gjëra të reja bashkë – kjo është dëshmuar se i ndihmon çiftet të ndjehen më të joshur nga njëri-tjetri. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Bëje vet
Kush janë fëmijët e Elon Musk? Emrat, moshat dhe nënat e shtatë fëmijëve të tij

Kush janë fëmijët e Elon Musk? Emrat, moshat dhe nënat e shtatë fëmijëve të tij

Kalo në kategori