Ky muesli krokant, përbërës kryesorë të të cilit janë fjollat e tërshërës, është i pëlqyer nga shumë njerëz dhe duke qenë se ai i blerë në dyqan është plot me sheqer të shtuar, është më mirë ta bëni vetë Përbërësit:▪ 800 g tërshërë▪ 200 g arra dhe fara▪ 1 lugë kanellë▪ 100 g fruta të thata (opsionale)▪ 200 g miell kokosi▪ një majë kripë▪ 50 ml vaj ulliri▪ 1,5 lugë çaji ekstrakt vanilje▪ 50 g mjaltëPërgatitja:

Përzieni tërshërën, miellin e kokosit, arrat e copëtuara dhe farat në një enë. Në një enë tjetër përzieni vajin e ullirit, mjaltin, vaniljen, kripën dhe kanellën dhe më pas tundni.


Masën me vaj dhe mjaltë e shtoni në tasin me tërshërë dhe më pas e përzieni mirë. Derdhni masën e bashkuar në një tepsi të mbështjellë me letër pjekjeje.

Rregullojeni mirë dhe piqeni në furrë të parangrohur në 150°C për afro gjysmë ore.

Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet plotësisht, më pas e copëtoni me duar dhe shtoni fruta të thata të grira sipas dëshirës.

Përziejini mirë.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.