SI TA PËRMBAJ SHPIRTIN TIM

Poezi nga: Rainer María Rilke
Përktheu: Bajram Karabolli
Si mund ta përmbaj shpirtin tim
që të mos prekë shpirtin tënd?
Si duhet ta lartësoj atë
deri te gjërat e mira, për ty?
Do të doja ta strehoj pranë çdo objekti të humbur,
në një cep të çuditshëm e të fshehtë
ku dridhma jote nuk mund të arrijë.
Por gjithçka që prekim, ti dhe unë,
si një goditje violine na bashkon,
ku një tingull i vetëm e del nga dy tela.
Vallë me çfarë instrumenti na ëmbëlson?
Po ne ç’dorë na prek, që formon atë tingull?
Oh, ç’këngë e ëmbël!
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































