LAJMI I FUNDIT:

Si ta parandaloni krijimin e venave të zgjeruara

Si ta parandaloni krijimin e venave të zgjeruara

Nëse dëshironi të dini se çfarë janë gjasat që problemi i venave të dobëta dhe të zgjeruara t’ju prekë edhe juve, shikojeni familjen tuaj. Nëse i kanë nëna ose babi, në 75 për qind të rasteve kjo tregon që do të shfaqen edhe tek ju.

Venat e dobëta (insufiçienca e venave) krijohet si pasojë e kthimit të vështirësuar të gjakut të venave nga gjymtyrët e poshtme nga zemra. Simptomat që tregojnë për funksionimin e keq të tyre janë dhimbjet, ngërçet dhe ndjenja e peshës në këmbë, ënjtja pas qëndrimit të gjatë në këmbë ose ulur.

Nëse ngarkimi i venave të dobëta zgjat shumë, zhvillohen venat e zgjeruara (varikoziteti).

Venat e zgjeruara më të shpeshta janë te femrat (edhe atë tek ato që kanë lindur shumë fëmijë), femrat e trasha, tek ato në familjen e të cilave tashmë ka pasur sëmundje të tilla, tek ato që përdorin mjete kontraceptive orale, si edhe në rastin e aktivitetit të pamjaftueshëm fizik).


Kjo sëmundje është dukshëm më e shpeshtë në vendet në zhvillim.

Venat e zgjeruara mund të shërohen, por më mirë është të parandalohen. Ja disa këshilla:

– Shmangni qëndrimin e gjatë ulur;

– Reduktoni peshën trupore;

– Shmangni ekspozimin e këmbëve në temperaturat e larta (rrezitja, sauna, larja në ujë të nxehtë);

– Aktiviteti i mjaftueshëm fizik (noti, shëtitja e shpejtë);

– Bëni hidromasazh në këmbë (dush duke alternuar ujin e ftohtë dhe të nxehtë, nga shputat në drejtim të ijëve);

– Përdorni fasha elastike ose çorape elastike nëse keni vena të zgjeruara. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori