LAJMI I FUNDIT:

Si ta ngrini siç duhet beben: Mos e kapni nën sqetull, gjëja më e rëndësishme është të vendosni duart në këto dy vende

Si ta ngrini siç duhet beben: Mos e kapni nën sqetull, gjëja më e rëndësishme është të vendosni duart në këto dy vende
Instagram/ Kyd Kyro Nashville /Screenshot

Ngritja e një fëmije deri në tre muaj është një “shkathtësi” e vërtetë, nëse nuk bëhet siç duhet mund të lërë pasoja

Reklama

Bebet janë shumë të ndjeshme dhe të brishta deri në muajin e tretë.

Për shkak se bebja nuk i ka të zhvilluara aftësitë motorike dhe muskujt, është shumë e rëndësishme mbajtja e bebes në mënyrën e duhur, veçanërisht ngritja e bebes, në mënyrë që të mos shkaktohet zhvillim jo i duhur ose lëndim.

Një gjë tjetër që është shumë e rëndësishme është se bebet lindin me frikën e rënies, që do të thotë se ngritja dhe ulja e papritur dhe e parregullt mund ta acarojë dhe tronditë më tej atë, transmeton Telegrafi.

Pas lindjes, foshnjat nuk mund ta mbajnë kokën në mënyrë të pavarur, kështu që ju duhet të siguroni mbështetje adekuate për qafën dhe kokën. Ju do ta bëni këtë për afërsisht 3-4 muaj, megjithëse është individuale dhe varet nga mënyra se si përparon. Disa foshnja fitojnë pavarësinë në këtë aspekt shumë herët, ndërsa të tjerave u duhet më shumë kohë dhe stimulim.

Fiziatrja dr. Jean Rousseau shpjegoi praktikisht dhe thjesht në video se cila është mënyra e vetme e saktë për të ngritur një bebe.

Vendoseni njërën dorë nën qafë dhe kokë, dhe tjetrën nën prapanicë dhe ngrijeni butësisht mbi supe.

Asnjëherë mos e kapni nën sqetull për dy arsye:

▪ Së pari, koka mund të bjerë papritur dhe të lëndohet
▪ Së dyti, në këtë mënyrë shmangni ngarkesën në shpatulla dhe brinjë për shkak të presionit të duarve tuaja

Shikoni si ta ngrini siç duhet fëmijën tuaj:

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bebes sime i djersit tepër koka, a kam arsye për shqetësim?”

Bebes sime i djersit tepër koka, a kam arsye për shqetësim?”

Këshilla për prindër
Kohët e fundit flokët topuz janë një zgjidhje gjithnjë e më e zakonshme dhe e shpejtë

Kohët e fundit flokët topuz janë një zgjidhje gjithnjë e më e zakonshme dhe e shpejtë

Flokë dhe stil
Për raste festive: Trendët kryesor që do të shënojnë sezonin e dasmave

Për raste festive: Trendët kryesor që do të shënojnë sezonin e dasmave

Keshilla Modë
Sharon Stone di të vishet në mënyrë të përkryer: Shkëlqen pa grim dhe ja si i fsheh të metat

Sharon Stone di të vishet në mënyrë të përkryer: Shkëlqen pa grim dhe ja si i fsheh të metat

Moda
13 sjelljet 'e ëmbla' të një të dashuri të sëmurë

13 sjelljet 'e ëmbla' të një të dashuri të sëmurë

Në çift
Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni

Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori