LAJMI I FUNDIT:

Si ta kuptosh nëse të dashuron apo thjesht po kujdeset për ty

Si ta kuptosh nëse të dashuron apo thjesht po kujdeset për ty

Duhet të ekzistojë një fjalë në fjalor që shpreh qartë ndjesinë që ka dikush kur kujdeset shumë për ty, por nuk të dashuron

Edhe pse mund ta ka thënë “të dua” ashtu si me zë të mekur, diçka s’shkon dhe ti e ndjen në ajër.

Si ta kuptoni që ai nuk ka rënë në dashuri edhe pse duket sikur?

1. Ata s’të shohin në sy kur ju thonë të dua

Eshtë e vërtetë që sytë flasin për sinqeritet ose mungesën e tij. Komunikimi me sy thotë më shumë se çdo fjalë tjetër. Nëse kur ai/ajo ju thotë “të dua”, por ul sytë dhe nuk ju bën të ndjeni atë lidhjen intime që krijohet përmes shikimit, po ju gënjen.

2. Gjuha e trupit thotë të kundërtën

Kur dikush ju do dhe do të jetë gjithë kohës me ju, trupi s’vepron dot ndryshe veçse reagon. Për shembull, ka gjithnjë një buzëqeshje sa herë të sheh, të prek, shtrëngon dorën dhe gjithnjë gjen mënyrë për të qenë afër teje. Nëse ai/ajo thotë se të do, por në fakt ti ndjen një distancë fizike dhe madje refuzim, ndizni sinjalin e alarmit.

3. “Të dua” shoqërohet gjitnjë me një kërkesë nga pas

Kini parasysh momentin kur e thonë këtë fjalë. Nëse gjithmonë dashuria e tyre shoqërohet me një kërkesë mbrapa, s’është dhe aq dashuri. Nëse ata marrin sigurinë dhe përgjigjen tënde pas çdo here, gabimi jeni ju. Eshtë e vështirë, por nëse ndjeni se po abuzoheni emocionalisht, kërkoni ndihmë për t’u shkëputur.

4. E thonë që në fillimet e lidhjes

Të gjithë bien në dashuri ndryshe, për kohë të ndryshme, por nëse ai/ajo nxitohet të thotë “të dua” pa ju njohur mirë, nuk duhet ta besoni verbërisht se ndoshta po ngatërron ndjesitë. Mos u ndjeni të presionuar për t’ja kthyer nëse s’ju vjen natyrshëm, shkruan Anabel.

5. Kur ti je gjithmonë e para që e thua

Nëse e thonë gjithnjë si përgjigje, ka diçka që duhet parë me kujdes. Ata mund të ndihen nën presion dhe s’duan t’ju thonë diçka që ju mërzit. Edhe nëse kjo do të thotë të shtiren duke thënë “të dua”. Nëse kurrë se kanë marrë mundimin të parët për një deklaratë dashurie, është koha për një diskutim të ndershëm. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Intimitet dhe Pasion
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori