“Të gjithë ne kemi aspekte të personalitetit tonë të cilat janë psikopatike”, thotë Dr. Pemberton.

Shëndeti mendor së fundmi është duke tërhequr vëmendjen e publikut, pasi që edhe politikanët, yjet e ndryshëm, por edhe familjarët mbretërorë janë duke i ndarë sfidat e tyre me probleme të tilla.


Një në katër njerëz në Britani të Madhe vuajnë nga ndonjë problem mendor çdo vit, por më e keqja është se kjo shumë pak diskutohet.

Sidoqoftë, një problem tjetër i zakonshëm mendor është edhe Çrregullimi Antisocial i Personalitetit, ndryshe njohur si psikopatia. Por, Max Pemberton, psikiatër i njohur, tregon se kjo sëmundje nuk është shumë e ngjashme me atë që reklamohet në filma të frikshëm. Sepse, sipas tij, të gjithë ne – dikush më pak e dikush më shumë – kemi trajta të personalitetit tonë që janë psikopatike.

Por, nëse dëshironi të dini nëse ndokush nga miqtë tuaj është psikopat apo vuan nga Çrregullimi Antisocial i Personalitetit, kushtojuni vëmendjen nëse i kanë këto simptoma:

- I thyen ligjet vazhdimisht

- Vazhdimisht mashtron apo tradhton

- Ka sjellje impulsive dhe është i/e paaftë të bëjë plane

- Irritohet lehtë dhe është agresiv

- Vazhdimisht është i papërgjegjshëm

- Nuk ndjen keqardhje. /Telegrafi/